“SHIK-ut nuk ia ka pa hajrin askush”, a do të zbardhen vrasjet politike nga Specialja?

Politika

“SHIK-ut nuk ia ka pa hajrin askush”, a do të zbardhen vrasjet politike nga Specialja?

Nga: A.Z Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 23:37
Gjykata Speciale

Ish-deputeti i LDK’së tani Zëvendëskryeministër, Driton Selmanaj, e kishte lidhur SHIK’un e Kadri Veselit me vrasjet politike që kanë ndodhur në Kosovë.

Selmanaj, në një deklaratë në janar të këtij viti, kishte thënë se SHIK’u ka qenë organizatë parapolitike që askush në Kosovë nuk ia ka pa hairin.

“SHIK’ut nuk ia ka pa hairin askush në asnjë element e për të cilën ka me fol Gjykata Speciale”, kishte thënë ai.

Driton Selamanaj ka pasur probleme së fundmi me zyrtarët e Vetëvendosjes për shkak të një deklarate ku kishte folur për temën e të pagjeturëve.

Selmanaj ka kërkuar falje për atë deklaratë dhe ka thënë se është keqinterpretuar.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe analisti politik Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se në lidhje me vrasjet e motivuara politikisht përvec Selmanaj kanë folur edhe zyrtarët e tjerë të lartë të LDK-së. Ai thotë se për koalicion, edhe Mustafa kishte hedhur akuza të rënda gjatë fushatave zgjedhore karshi PDK-së.

“Rreth implikimit të mundshem të SHIK-ut, përpos Driton Selmanaj kur ishte deputet, lidhur me vrasjet e motivuara politikisht kanë folur edhe zyrtarë tjerë të lartë të LDK-së. Selmanaj, në një deklaratë të bërë në parlament në janar të këtij viti, kishte thënë se “SHIK’ut nuk ia ka pa hairin askush në asnjë element e për të cilën ka me folë Gjykata Speciale se kush na i ka vra njerëzit e LDK’së”.Lidhur më këtë temë akuza të rënda gjatë fushatave zgjedhore kishte hedhur edhe Mustafa, karshi PDK-së, për të bërë koalicion më vonë”, tha ai.

Më tej ai ka thënë se Mustafa shumë herë ka bërë koalicion me PDK-në, duke i harruar deklarimet e më herëshme. Dhe se, LDK-ja vrasjet i përmend vetëm në kohë fushatash elektorale gjë që vrasjet e motivuara politikisht janë fenomeni më i keq që kanë ndodhur në Kosovë.

“Dhe, Mustafa kundër vullnetit të elektoratit shumë herë beri koalicion më PDK-në , duke i harruar deklarimet e më hershme. LDK vrasjet po i përmendin vetem në kohë të fushatave elektorale, e asgjë më shumë. Vrasjët e motivuara politikisht ishin fenomeni më i keq që ka mundur të ndodhin Kosovës. Ato shumë e kan zvetnuar imazhin e Kosovës në sytë e botës demokratike. Krimi i organizuar dhe korrupcioni kan ndikuar në mos zhvillim të duhur ekonomik të vendit, në varfëri , ne pa punësi enorme dhe në largime masovike nga Kosova. Driton Selmanaj ka pasur probleme së fundmi edhe më LVV për shkak të deklaratës për të pagjeturit e luftës me Saranda Bogujevcin”, tha ai.

Tutje ka shtuar se zyrtarët po i ndryshojnë qëndrimet  varësisht se si i’u pershtatet, duke e lidhur cdo gjë me interesat e tyre personale por jo për interesat e shtetit, duke përfshirë edhe deklarimet e krerëve të LDK-së meqë rast do të bëjnë zgjerimin e koalicionit në kuadër të pazareve politike me PDK-në.

 “VV ka kërkuar shkarkimin e Selmanajt ,derisa ky ka kërkuar falje për atë deklaratë duke thënë së është keqinterpretuar.Zyrtarë të lartë të LDK-së , por edhe të tjerët po i ndryshojnë qëndrimet e tyre politike nvarësisht si atyre ju përshtatën. Gjithëqka më shumë po lidhet për interesa personale se sa për interesin e shtetit , në këtë kontekst edhe deklarimet e krerëve te LDK-së , të cilët , me gjasë do të bëjnë zgjerim koalicioni në kuadër të pazareve politike, me PDK-në. Me këso deklarime e kundër deklarime , është bërë mjaftë, se vendi gjithnjë e më shumë po mbërthehet në kriza politike,institucionale dhe ekonomike me pandeminë globale, si barrë e rëndë mbi supët e Kosovës të vogël”, përfundoi Mulliqi.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat