Media serbe: Petkoviq sot në Kosovë

Politika

Media serbe: Petkoviq sot në Kosovë

Nga: B.S. Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 08:01
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nga sot do të bëjë një vizitë dy-ditore në Kosovë dhe Metohi.

Siç është paralajmëruar, shkruan gazeta beogradase "Danas", Petkoviq do të ketë takime në Mitrovicën veriore, Banjskë dhe Zubin Potok.

Në fillim të vizitës, ost në orën 10, në Mitrovicë, Petkoviq do të vizitojë Qendrën shëndetësore të Mitrovicës dhe laboratorin e sapo ndërtuar PCR.

Po ashtu, është planifikuar të vizitojë familjen shtatë-anëtarëshe Nedelkoviq, së cilës Komuna e Mitrovicës së veriut, me ndihmën e Zyrës për Kosovë, i ka siguruar mjete për adaptimin e shtëpisë familjare.

Petkoviq do të vizitojë manastirin e Banjskës, ku do të bisedojë me peshkopin e Rashkë-Prizrenit dhe atë të Kosovës, Teodosije, dhe do të vizitojë kompleksin shëndetësor dhe Turistik "Banja e parajsës".

Gazeta bën të ditur se të gjitha aktivitetet e mësipërme të Petkoviqit, do të bëhen, siç është paralajmëruar, në përputhje me masat shëndetësore të përshkruara për shkak të situatës aktuale epidemiologjike të shkaktuar nga virusi Covid-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat