“Studimi” i PE-së që flet për rrëzimin e qeverisë së kaluar, analisti ka një shpjegim: Ja kush e rrëzoi Albin Kurtin

Politika

“Studimi” i PE-së që flet për rrëzimin e qeverisë së kaluar, analisti ka një shpjegim: Ja kush e rrëzoi Albin Kurtin

Nga: G.B Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 23:54
Albin Kurti

Një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor, i prezantuar në Parlamentin Evropian (PE) thotë se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.

Ky studim tregon për trendet dhe modelet kryesore të dezinformatave dhe luftën kundër dezinformatave në gjithë rajonin në periudhën nga viti 2018 deri më 2020.

Dokumenti shpjegon angazhimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe emërimin e të dërguarit të tij të posaçëm për bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell.

Pas këtij studimi ka pasur reagime të shumta dhe kryeministri Hoti ka thënë se studimi është tendencioz, i ndërtuar mbi të pavërteta dhe konspiracione.

Lidhur me këtë, analisti politik Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën "Bota sot" se kjo nuk është e vërtetë dhe nuk mund të bëhet kurrë e vërtetë pasi Qeverinë Kurti e rrëzoi Albini.

Image
Rexhep Shahu

"Edhe BE edhe Amerika edhe Kina, Rusia e India përmes të punësuarve nëpër OJF apo OJQ, miq e të njohur të Albinit e njerëzve të tij, sikur të thonë se qeveria Kurti u rrëzua nga dezinformatat, kurrë nuk mund të jetë e vërtetë sepse rrena nuk bëhet kurrë e vërtetë edhe pse shitet shpesh si e vërtetë. Qeverinë Kurti e rrëzoi Albini sepse iu duk vetja se është më i madhi i botës e jo kryeministër i Kosovës së vogël, iu duk vetja se është të gjitha gjërat bashkë dhe nuk ka punë askush tjetër në Kosovën ciflik të tij, e rrëzoi Albini që ka karakter të dobët, njëherë bie bar, pastaj dru në tokë para Isa Mustafës, i shkon në shtëpi dhe e lut që të bashkëpunojnë dhe pastaj i jep shqelmin LDK dhe Isa Mustafës", është shprehur ai.

Sipas Shahut, Albini është i stërvitur të bëjë rrëmuja, të djegë e shkatërrojë e pastaj ta bëjë rolin e viktimës.

"Albini është i mësuar e i stërvitur të bëjë rrëmuja, të bëjë antishtetin, të djegë e të shkatërrojë, të marrë pastaj rolin e viktimës, të fut edhe gaz helmues në parlament, ta shkatërrojë godinën e qeverisë nëse nuk ul bythet e veta në karrigen e kryeministrit", ka vlerësuar Shahu.

Ai shton se raporti i BE-së është i porositur tek disa OJQ dhe jo raport i autoriteteve të BE-së.

"Raporti i BE është raport i porositur tek disa OJQ, nuk është raport i bërë nga autoritetet e BE, nga këshilltarët e zyrtarët e saj. Janë disa gjëra që askush nuk i sheh më mirë se ata që i provojnë në kurrizin e tyre, asnjë ekspert i BR apo i OJF të ndryshme. Në Kosovë janë dy Albina, një Albin i dhunës me marrë pushtetin dhe një Albin i dhunës me e mbajt pushtetin vetëm për vete dhe për çetën e tij. Me e mbajt pushtetin me zëvendëskryeministra që vijnë si ekspertë nga Beogradi...", ka deklaruar Rexhep Shahu për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat