Serbia i kundërvihet Haradinajt: Kërkoi reagim ndërkombëtar ndaj neve

Politika

Serbia i kundërvihet Haradinajt: Kërkoi reagim ndërkombëtar ndaj neve

Nga: H.O. Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 09:23
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla

"Haradinaj po kërkon një reagim ndërkombëtar kundër Serbisë për shkak të vaksinave kundër Covid-19", shkruajnë mediat serbe.

Ajo theksoi se "Serbia rrezikoi sigurinë kombëtare dhe sovranitetin e Kosovës, duke mos respektuar përpjekjet e Uashingtonit dhe Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve", shkruajnë mediat serbe.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla deklaroi se "Serbia fshehurazi dhe në mënyrë të paligjshme, duke kontrabanduar produkte farmaceutikë, shkelte në mënyrë flagrante marrëveshjen e Brukselit".

Ndërhyrja e paligjshme dhe e fshehtë e Serbisë në Kosovë, duke kontrabanduar produkte farmaceutikë pa miratimin paraprak të autoriteteve shtetërore, është një shkelje flagrante e marrëveshjes për vulën doganore dhe njohjen reciproke të certifikatave farmaceutike të arritura në 2015 në Bruksel, brenda Dialogut Teknik - njoftoi Haradinaj në Tëitter.

Ajo theksoi se "Serbia rrezikoi sigurinë kombëtare dhe sovranitetin e Kosovës, duke mos respektuar përpjekjet e Uashingtonit dhe Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve".

Ajo gjithashtu ndërhyri në stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon. Pritet një reagim adekuat ndërkombëtar - tha Haradinaj Stublla, transmeton Novosti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat