Parashikimi: Ja çfarë ndodhë nëse Kurtit i ndalohet kandidimi, ky person do ta zëvendësojë

Politika

Parashikimi: Ja çfarë ndodhë nëse Kurtit i ndalohet kandidimi, ky person do ta zëvendësojë

Nga: P.R Më: 9 janar 2021 Në ora: 19:40
Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi Qeverinë Hoti, dhe pika e cila prek liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

E Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka nuk ka treguar nëse kreut të Vetëvendosjes do t’i jepet mundësia për t’i hyrë garës për deputet.

“Unë do të privohem nga përgjigjja sepse në KQZ do të vendoset. Këtë do ta vendosim pasi ta kemi listën e kandidatëve për deputet dhe pasi ta verifikojmë nga Këshilli Gjyqësor se kush ka dënime dhe kush jo dhe vetëm pastaj do ta vendosim. Unë nuk i komentoj deklaratat e politikanëve, të asnjërit, jo vetëm të Glauk Konjufcës. Por gjithsesi se KQZ do ta zbatoj Kushtetutën dhe Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme. Për mua aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për mua di juriste është plotësisht i qartë, gjuha që është përdorë në këtë aktgjykim mund të kuptohet edhe nga ata që nuk janë juristë, për mua nuk ka asnjë dilemë. Natyrisht se dilemat e komunitetit jo juridik janë të kuptueshme sepse nuk kanë njohuri të mjaftueshme juridike, dhe konsideroj se analizat që bëhen nga jo profesionistët vetëm i shkaktojnë dëm qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Daka.

Por cfarë mund të ndodhë dhe kush mund ta zëvëndësojë Albin Kurtin nëse atij nuk i lejohet kandidimi?

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Ai thotë se vendimi i Kushtetueses është obligative edhe për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

“Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, verdiktet e të cilës atakojnë drejtpërsëdrejti edhe Albin Kurtin, vlejnë dhe janë obligative për të gjithë, ndaj ekziston mundësia reale që Kurtit ti pamundësohet, të paktën kësaj radhe, kandidimi në zgjedhjet e reja për deputet”, thotë Qarri për “Bota sot”.

Sipas tij, Glauk Konjufca do të jetë ai i cili do ta zëvendësojë Albin Kurtin si bartës i listës, nëse këtij të fundit nuk i lejohet kandidimi.

“Kështu që, nëse vërtetë ndodhë që Albin Kurtit, ti ndalohet te kandidojë në listën e VV-së, mendojë se zëvendësimi i vetëm i pranueshëm për shumicën e anëtarësisë, si bartës i listës së LVV, do të ishte vetëm Glauk Konjufca, përndryshe përveç Glaukut, pas shkuarjes së Rexhep Selimit në Hagë, si arnim i dobët mund të mendohej edhe Albulena Haxhiu, por që mund të refuzohet nga një pjesë e madhe e anëtarësisë”, shprehet më tej Qarri.

Më tëj, analisti Qarri thotë se mungesa e Kurtit do ta dëmtojë Lëvizjen Vetëvendosje në vota.

“E duke pasur parasysh faktin se përjashtimi Albin Kurtit si bartës i listës së LVV-së, nënkupton drejtpërsëdrejti edhe dëmtimin e dukshëm, për të mos thënë edhe të qëllimshëm të kësaj partie dhe rënien e konsideruar të numrit të votave për VV-në, kushdo që sjellë vendimin në fjalë, një gjë duhet ta di mirë, se Vetëvendosje do të organizojë trazira masive dhe të shkaktojë tensione të mëdha, gjë që do ta rëndonte edhe më tepër situatën edhe ashtu, kohët e fundit, mjaft të nderë në vend”, thekson Qarri.

“Madje, gjendja e krijuar, shpejt mund të keqpërdorej në mënyrë tendencioze e të orkestruar edhe nga SHIK-u dhe grupet e frustruara, për ta nxjerrë situatën tërësisht jashtë kontrollit dhe ndikuar direkt edhe tek arrestimet e figurave që tanimë janë mbyllur dhe atyre që pritet ti arrestojë në vazhdim, Gjykata Speciale e Hagës”, përfundon për gazetën “Bota sot”, analisti Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat