Lakmia për postin e presidentit, Krasniqi tregon nga kush u vodh deklarata e Haradinajt për bashkim me Shqipërinë

Politika

Lakmia për postin e presidentit, Krasniqi tregon nga kush u vodh deklarata e Haradinajt për bashkim me Shqipërinë

Nga: G.B Më: 20 janar 2021 Në ora: 10:45
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili njëherësh është kandidat për president të Kosovës, ka përmendur bashkimin me Shqipërinë, derisa i ka kërkuar presidentit serb, Alekandër Vuçiç që të mos frikësohet dhe të mos bëhet nervoz.

“Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë! Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon. Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejtën tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës. Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi!”, ka deklaruar Haradinaj.

Pas kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta, derisa Haradinaj është kritikuar për këtë.

Image
Islam Krasniqi

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se deklarata e tij është më shumë për të zënë hapësirë në media, pasi dëshira nuk ka munguar por duhet ditur çfarë mendon Shqipëria për këtë.

“Deklarata e liderit të AAK-së se nëse BE-ja nuk i hap derën Republikës së Kosovës, ne do të bashkohemi më Shqipërinë është sa për të zënë hapësirë apo një rubrikë nëpër media elektronike apo të shkruara, sepse asnjëherë dëshira nuk na ka munguar, mirëpo duhet të dimë se çka mendon shteti shqiptar, rreth çështjes së bashkimin me Republikën e Kosovës”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, VV për një kohë të gjatë e ka pasur këtë kauzë për bashkim kombëtar e tani kanë filluar ta vjedhin edhe të tjerët.

“LVV ja një kohë të gjatë e ka pasur kauzë kryesore bashkimin kombëtar dhe tash kanë filluar të tjerët që ta vjedhin programin e tyre, mirëpo kjo çështje është vetëm dëshirë asgjë më shumë dhe kjo deklarata mund të jetë herë që të përafrohet me VV-në nga lakmia e postit të Presidentit”, ka deklaruar Islam Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat