Sondazhet politike, profesori tregon se çfarë sinjali japin ato për zgjedhje

Politika

Sondazhet politike, profesori tregon se çfarë sinjali japin ato për zgjedhje

Nga: M.H Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Sot kanë filluar zyrtarisht edhe fushata parazgjedhore të partive politike në vend.

Subjektet politike për dhjetë ditë me radhë do të mbajnë tubime elektorale me qytetarët për të fituar besimin e tyre në garën e 14 shkurtit.

Mirëpo edhe para se të fillojë zyrtarisht fushata parazgjedhore ajo që është diskutuar më së shumti kohëve të fundit janë sondazhet që po zhvillohen duke nxjerr fitues para mbajtëve të zgjedhjeve.

Në lidhje me sondazhet që po zhvillohen, fituesit që po dalën gjithashtu edhe numri I depetuteëve që do të fitojnë secila parti, për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Profesori u shpreh që sondazhet janë vota të facebokut të simpatizanëve e që nuk përkojnë me të diçka reale. Sipas tij e vërteta e numrit të deputetëve nuk mund të dihet nga këto sondazhe, në fakt janë shumë të pandershme që të përcaktohet edhe numri I deputetëve të një partie politike.

Image
Sulejman Mehazi

“Sondazhet parazgjedhore si gjithmonë janë vota facebookiane simpatizantësh e kurrsesi reale e të vërteta. E vërteta e numrit të deputetëve të partive do del pas numërimit të listave në kutitë e votimeve. Numrimi i votave do tregojë se cila parti politike do fitojë e jo sondazhet të cilët janë paramendime e gjysëm të vërteta. Kështu që sondazhet e analizat parazgjedhore nuk janë të dëmshme, japin një pasqyrë të përgjithshme, por nuk janë aq të besueshme për numra deputetësh. Është e pandershme që gjatë sondazheve parazgjedhore të përcaktohen numrat e deputetëve të partive politike. Sontazhet parazgjedhore tregojnë se fitimtare e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit do jetë Vetëvendosja e Albin Kurtit, ama askush nuk e di numrin e deputetëve të LVV-së. Nuk është e ndershme që para datës së zgjedhjeve të përcaktohet numri i deputetëve të një partie politike”, u shpreh Mehazi.

Më tej, profesori thotë që sondazhet japin sinjale fituesë të ndonjë partie mirëpo nuk mund të jepin numrin e saktë të deputetëve të fituar.

Sipas Mehazit është e ndershme të thuhet për ndonjë parti fituese mirëpo është absurde para zgjedhjeve të thuhet se LVV-ja do marrë 55 deputetë, LDK-ja 30 deputetë, PDK-ja 28 deputetë, AAK-ja 12 deputetë, e këto sondazhe sipas profesorit ka të bëjnë me llojin e analistëve fallxhor të tipave të Burdushit.

“Sondazhet parazgjedhore japin sinjale fituese ndaj ndonjë partie, po nuk japin numrin e saktë të deputetëve të fituar. Sondazhet tregojnë se fituese e zgjedhjeve do jetë Lëvizja Vetëvendosja, sipas analizave parazgjedhore kjo mund të jetë e vërtete, po kurrë nuk mund të jetë e vërtetë numri i mandatëve të deputetëve. Pra, sipas sondazheve është e ndershme të thuhet se partia fituese do jetë LVV-ja, e dyta LDK-ja, e treta PDK-ja, e katërta AAK--ja, po nuk është e ndershme të jepen numrat paushalle e të pasakta të deputetëve të partive politike. Është absurde para zgjedhjeve të thuhet se LVV-ja do marrë 55 deputetë, LDK-ja 30 deputetë, PDK-ja 28 deputetë, AAK-ja 12 deputetë. Përcaktimi i numrave të deputetëve para 14 shkurtit ka të bëjë me llojin e analistëve fallxhor të tipave të Burdushit”, përfundoi profesori për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat