Kurti bartës i listës, analisti tregon pse LVV po vepron kështu

Politika

Kurti bartës i listës, analisti tregon pse LVV po vepron kështu

Nga: A.SH Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 19:58
Albin Kurti

Një ditë më parë është hapur fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, ku të gjitha partitë hapn zyrtarisht fushatën nëpër qytet të ndryshme.

Mirëpo ndër to, Lëvizja Vetëvendosje ishte ajo e cila me hapjen e fushatës prezantoi edhe kandidatët për deputetë e që barëts i listës ishte pikërisht Albin Kurti edhe pse nuk ka të drejtë të kandidojë duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Njohësi i çështjeve juridike Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mos kandadimin e Kurti në këto zgjedhje, ishte vendim i gabuar.

“Fushata zgjedhore është hapur, mirëpo z. Kurti nuk ka të drejtë që të kandidojë, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili vendim për mendimin tim ishte i gabuar, mirëpo LVV e ka bartës në listat e saj zgjedhore për të ju treguar të tjerëve fuqinë politike të cilën ja jep sovrani(populli)”, ka thënë Krasniqi.

Image
Islam Krasniqi

 

Sipas tij, edhe pse Kurti nuk ka drejtë të kandidojë, vetëm prezenca e tij në listë zgjedhore rritë votat e LVV-së.

“Lideri i partisë më të madhe opozitare z.Kurti po pretendon postin e të parit të qeverisë edhe për kundër faktit se kemi një vendim të gjykatës që ka krijuar një avolli që më së paku ka të bëjë me drejtësi. Po ashtu z.Kurti ka një përkrahje në popull, i cili në bazë të sondazheve është shumë largë të tjerëve, dhe prezenca e Kurtit në listat zgjedhore rritë votat e VV-së sepse nëse e thjeshtëzojnë këtë çështje dikush hatri z.Kurti voton LVV-në. Në bazë të disa interpretimeve z.Kurti mund të zgjidhet kryeministër edhe pse vendimi i Gjykatës Kushtetuse e eliminoj nga gara në listat zgjedhore mirëpo nëse lënda dërgohet në Gjykatën Kushtetuese dihet vendimi i saj”, përfundon Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat