Kjo është marrëveshja adekuate për zgjedhjen e Kryeministrit dhe Presidentit

Politika

Kjo është marrëveshja adekuate për zgjedhjen e Kryeministrit dhe Presidentit

Nga: N.Sh Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 15:32
Foto Ilustrim

Analisti politik dhe njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se, koalicioni i ri qeverisës duhet të këtë marrëveshje për të dy postet, pra për Kryeministër dhe President të Kosovës, në të kundërtën s’ka gjë.

Burjani për gazetën “Bota sot”, pohon se, nëse nuk ka marrëveshje atëherë më mirë të mos themelohet një koalicion i kotë, sepse nëse nuk e zgjedhin Presidentin shteti prapë shkon në zgjedhje “Koalicioni duhet të ketë marrëveshje të gjer për themelimin e institucioneve”, thotë Burjani.

Sipas tij, nëse VV-ja fiton mbi 50% atëherë do të bëjë Qeverinë me minoritete. Ai shton se, nëse kjo nuk ndodh, atëherë mund të ketë një krizë.

“Nëse VV merr 50% a mbi, atëherë VV dhe minoritetet do të zgjedhin qeverinë e ardhshme, nëse kjo nuk ndodhë, atëherë mund të ketë krizë të madhe, VV nëse ka heq linjat e kuqe me PDK, është diçka tjetër, edhe pse mendoj se këto linja të kuqe ende janë te VV, tash opsion i mbetet AAK dhe NISMA dhe minoritetet për të bërë qeveri në këtë rast do të ndaheshin posti i Presidentit dhe posti i kryeministrit”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat