Në LDK duhet të bëhet një kombinim mes aseteve ekzistuese dhe rifreskim, Abdixhiku ka aftësi ta arrij me sukses këtë kombinim

Politika

Në LDK duhet të bëhet një kombinim mes aseteve ekzistuese dhe rifreskim, Abdixhiku ka aftësi ta arrij me sukses këtë kombinim

Nga: A.Z Më: 16 mars 2021 Në ora: 22:56
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku pritet të bëjë reforma të dukshme brenda LDK-së. Pasi u zgjodh kryetar i partisë, Abdixhiku paralajmëroi ndryshime të brendshme dhe Kryesi të re, pjesë e së cilës me shumë mundësi s’do të jenë disa zyrtarë të “gardës së vjetër”.

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do t’i përfshijë në Kryesinë e re tre kundërkandidatët e tij që të dielën garuan për ta marrë drejtimin e partisë. 

Siç tha pas fitores në zgjedhjet e brendshme, ai synon ta ndërtojë një ekip me figura të reja brendapartiake. Jashtë këtij ekipi pritet të mbeten zyrtarët e “gardës së vjetër” të partisë, përfshirë ish-kryetarin Isa Mustafa, i cili me propozim të Abdixhikut u shpall kryetar nderi. Në ekipin e kryetarit të ri të LDK-së nuk pritet të jenë as veprimtari i vjetër i LDK-së, Agim Veliu, e as kryetari i Istogut, Haki Rugova, i cili ka qenë nënkryetar i LDK-së.

Lidhur me këtë analisti, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se tani LDK-ja, ka bërë kthesën e nevojshme në situatën që gjendej, suksesi dhe deshtimi do të varën me punën në vazhdim. Sipas tij, tani Abdixhiku ka të drejtën për propozim të Kqyresisë apo të Këshillit të Përgjithshëm.

“Për mendimin tim, LDK-ja ka arritur me sukses ta bëj kthesën e duhur, kthesen e nevojshme në situatën në të cilën gjendej. Kthesa, jo pse tash ka ardh një emër, por mënyra se si ka ardhur, e aq më shumë mënyra se si është pranuar. Madje kanë kontribuar shumë ish konkurentët e tij, e sidomos z. Haziri i cili edhe pse humbi në garë, dha shembullin model se si respektohet gara demokratike në politikë. Megjithatë kjo është vëtëm hapi i parë, dhe suksesi apo dështimi do të varën dhe matën me punën në vazhdim. Tani z. Abdixhiku, si kryetarë i ri i LDK-së, gëzon të drejtën e propozimit qoftë të Këshillit të Përgjithshëm, qoftë të Kryesisë”, tha Duhanaj.

Tutje ka thënë se Abdixhiku duhet të jetë i lirë në mënyren e menaxhimit, dhe se në LDK duhet të bëhet një kombinim mes aseteve ekzistuese dhe rifreskim, gjë që Abdixhiku ka aftësi të arrij me sukses këtë kombini.

“Si i tillë, ai merr edhe përgjegjësinë për suksesin apo dështimin, prandaj mendoj që duhet t'i ketë edhe duart e lira në mënyrën e menaxhimit. Edhe përkundër këtij fakti, çdo menaxher i ri është i obliguar të ketë në konsideratë edhe asetet ekzistuese. Në ketë kontekst, mendoj që në LDK, duhet të ndodhë një kombinim mes aseteve ekzistuese dhe rifreskimit, qoftë nga resurset e brendshme, qoftë nga prurje eventuale të reja. Mendoj që z. Abdixhiku, ka aftësi menaxhuese që ta arrij me sukses këtë kombinim. Koha është mësuesi dhe treguesi më i mirë, le ta shohim”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat