Analisti nga Amerika thotë se opozita po luan me fatin e popullit, përmend kërkesat e zyrtarëve amerikanë

Politika

Analisti nga Amerika thotë se opozita po luan me fatin e popullit, përmend kërkesat e zyrtarëve amerikanë

Nga: A.Morina Më: 18 mars 2021 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj edhe njëherë ka deklaruar se nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente, shkruan "Bota sot".

Sipas Hoxhajt, Osmani nuk reflekton vullnetin e qytetarëve dhe se ka qenë figurë përçarëse me qytetarët dhe ish-subjektin e saj politik.

“Zonja Osmani nuk e reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës, pasi ka qenë figurë polarizuese në raport me qytetarët, por edhe me subjektin e saj politik (LDK v.j.) që e ka shndërruar në viktimë”.

Nijazi Halili, anëtari i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar deklaratën e Enver Hoxhajt ndaj Vjosa Osmanit.

Ai tha se arsyja e kësaj deklarate të Hoxhajt është mos përfillja e kërkesave të tij, nga ana e Vjosa Osmanit.

Image
Nijazi Halili, anëtari i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
 

“Z.Kurti dhe Vjosa Osmani, pas takimit, me z. Hoxhaj, i kishin kërkuar, pjesëmarrjen në seancë gjatë konstituimit të Kuvendit, qeverisë dhe presidentit, por sipas tij, një gjë e tillë nuk do të ndodh nëse nuk ka qartësi të plotë mbi temat që i kanë paraqitur z.Hoxhaj.

Nëse parashtrohet pyetje pse z.Hoxhaj, pas takimit e quajti zonjën Osmani, përçarëse, mendoj si përgjigje do të ishte mos përfillja e kërkesave te zonjës Osmani të cilat i kishte parashtruar z. Enver Hoxha, të cilit po i mbetet merak ndoshta që nuk po ka mundësi që të jetë pjesë e qeverisë edhe kësaj radhe”, deklaroi Halili.

Tutje, njohësi i zhvillimeve politike u shpreh se qytetarët e Kosovës tash e dy vite po kalojnë në kriza të ndryshme. Andaj, Halili bëri apel që të ndalet gjuha e urrejtjes dhe përçarjes nga ana e spektrit politikë.

“Nuk di edhe sa kohe i duhen krerëve tanë politike të mbledhin mend e te mendojnë mirë, për fatin e këtij populli i cili qe dy dekada është duke përjetuar kriza e vetëm kriza.

Mjaft është luajtur me fatin e popullit dhe gjuhën e urrejtjes, përçarjes e mos unitetit, andaj nuk kemi kohë për të humbur, duhet të unifikohemi rreth zgjidhjes së problemeve që dalin para nesh, kur dihet se vendi është duke u përballuar me krizë të dyfishtë, në njërën anë me pandeminë e ne anën tjetër me vakum institucional”, theksoi Halili.

Analisti ia rikujtoi opozitës, deklaratat e zyrtarëve të lartë të administratës së Presidentit Joe Bieden, të cilët kërkuan maturi dhe pjekuri në veprimet e tyre.

“Nëse ju referomi deklaratave dhe kërkesave të zyrtarëve të lartë të administratës së Presidentit Joe Bieden, të cilët në vazhdimësi bëjnë thirrje dhe apelojnë për unitet dhe bashkëpunim në formimin e institucioneve të vendit, kjo jep të tregoje se subjektet politike duhet të tregohen të matur, të pjekur në veprimet e tyre”, nënvizoi ai.

Në fund, Halili tha se me këto ikje nga përgjegjësit e tyre, partitë opozitare vetëm po luajnë me fatin dhe votën e qytetarëve të vendit.

"Sepse çdo ikje nga këto përgjegjësi, luhet me fatin e popullit dhe me votën e lirë të qytetarëve të cilët e votuan ndryshimin, pasi që dy dekada ky shtet s´ka prodhuar asgjë por vetëm krizë, krizë e destabilitet politik, andaj shpresa mbetet te qeveria në ardhje, te z.Albin Kurtin dhe Vjosa Osmani, te cilët morën besimin e sovranit", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat