Ish-kandidati për President: Një herë të formohet Qeveria pastaj të zgjidhet Presidenti

Politika

Ish-kandidati për President: Një herë të formohet Qeveria pastaj të zgjidhet Presidenti

Nga: N.Sh Më: 18 mars 2021 Në ora: 19:09
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Qeveria e ardhshme nuk duhet varet nga kush do të behtë President!

Kështu po vlerëson, ish-kandidati i pavarur për President të Kosovës, Seremb Gjergji.

Gjergji për gazetën “Bota sot”, vlerëson se Vjosa Osmani nuk është Qeveria!

“Qeveria e ardhshme ka mjaft obligime dhe problematika të krijimit – nuk guxon për të ngecur mbrapa edhe për President. Duhet ta dinë të gjitha partitë shqiptare se Vjosa tash për tash vërtetë nuk është Qeveri. Dëshira e saj është të bëhet Presidente – e kjo ka kohë deri në maj të këtij viti”, thotë Gjergji.

Ai thekson se, marrëveshja Kurti-Osmani nuk duhet ta bllokoj formimin e Qeverisë.

“S’ka as arsye. Glauk Konjufca do të ishte Kryeministër i mirë – kur dihet që z. Kurti është i dënuar deri në fund të shtatorit. Nëse z. Kurti insiston të bëhet tash Kryeministër – atëherë shkelë gjithçka për drejtësinë e tij të shumë përfolur. Duhet të krijohet Qeveria, dhe ky Kuvend të votojë ndryshimet Kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit me votën e lirë. Të jetë vërtetë President apo Presidente e popullit. Në këtë mënyrë të korruptuarit hiqen nga kalkulimet. E gjithë Evropa e zgjedhë presidentin me votën e lirë”, shton ai.

Gjergji tregon se, Arsim Bajrami dhe ekipi i tij – e kanë të dorëzuar në Sekretariatin e Kuvendit projektin e zgjedhjes së Presidentit me votën e lirë.

Image
Seremb Gjergji

“Shteti i Kosovës dhe të gjitha institucionet veç e veç nuk kanë kohë as luksin që të prolongojnë zgjedhjen e Qeverisë së re. Madje, vetë Vjosa Osmani duhet të dalë dhe të deklaroj se ajo nuk do të jetë arsyeja e bllokimit të institucioneve dhe vet shtetit. Liderët e partive politike në Kosovë të gjithë janë kundër zgjidhjes së Presidentit të ardhshëm ku Vjosa është kandidate. Andaj, për të mos ardhë në situatën më të gërditshme në Kuvend, ku luhet me kandidatët që garojnë për President. Do të jetë e njëjta situatë edhe më e keqe se me z. Thaçi. Madje Vjosa, si paqësore që është, nuk do ta kërcënoj asnjë deputet për të votuar për të! Zonja e 300 mijë votave të zgjidhet me 61 vota të deputetëve, është dëmi më i madh që i behët shtetit. Zonja Jahjaga është zgjedhur me 87 vota”, thekson ai.

Ai tregon se është i gatshëm të hy me këndo dhe kundër kujtdo në garën për President – me votën e lirë.

“Por, kësaj radhë më e rëndësishmja është krijimi i Qeverisë së re të Kosovës. Kjo rrugë i hapë të gjitha tjerat. Bisedat për Presidente, tash për tash, nuk duhet të jenë pjesë e asnjë agjendë. Andaj, ta zgjedhim Qeverinë një herë, pastaj ka kohë për Presidentin”, përfundon Seremb Gjergji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat