Vetëvendosje të vendosur: Nuk ka nevojë për plan “B”, Vjosa Osmani do të bëhet presidente

Politika

Vetëvendosje të vendosur: Nuk ka nevojë për plan “B”, Vjosa Osmani do të bëhet presidente

Nga: A.Morina Më: 23 mars 2021 Në ora: 17:21
Vjosa Osmani Ilustrim "Bota sot"

Pas formimit të Qeverisë së re, në krye me Albin Kurtin, tani sfidë kryesore është zgjedhja e presidentit të ri të vendit. Dhe padyshim, që emri i Vjosa Osmanit është më i përfoluri për këtë post.

Mirëpo, mundësia e zgjedhjes së saj presidente është vënë në dyshim shkaku i mungesës së numrave të votave dhe kuorumit.

Për këtë arsye, kanë qarkulluar edhe zëra se Murat Jashari është plani ‘B’ i Vetëvendosjes, në rast të dështimit të Vjosa Osmanit.

Ndërsa, kryetari i Podujevës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi për gazetën “Bota sot” ka hedhur poshtë mundësinë e një plani ‘B’ për president, kjo pasi beson se Osmani do të zgjidhet presidente e vendit.

Image
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi

 

“Nuk e di cili është plani B, por unë besoj fuqishëm se zonja Vjosa Osmani do të bëhet presidente, andaj nuk do të ketë nevojë për plan tjetër”, tha Bulliqi në një intervistë për “Bota sot”.

Ai kërkoi që vullneti i qytetarëve të respektohet nga partitë politike, në mënyrë që të iu shmangemi krijimit të krizave të reja politike në vend.

Vullneti i qytetarëve ishte kështu dhe partitë politike nuk duhet të krijojnë kriza, por të respektojnë vullnetin e popullit të shprehur më 14 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat