Publicisti nga Shqipëria: Ky është mesazhi i letrës së Joe Biden për Vjosa Osmanin

Politika

Publicisti nga Shqipëria: Ky është mesazhi i letrës së Joe Biden për Vjosa Osmanin

Nga: P.R Më: 23 prill 2021 Në ora: 22:19
Vjosa Osmani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ditë më parë i dërgoi letër presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit.

Ndër tjerash, Biden ka thënë se SHBA-ja mbështet vazhdimin e dialogut të Kosovës me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila do të përqendrohej në njohjen reciproke.

“Normalizimi i raporteve me Serbinë është thelbësore për Kosovën për të realizuar në plotni potencialin e saj dhe për integrimin e plotë në institucionet euro-atlantike. E di që gjatë rrugës për arritjen e këtij qëllimi, kërkohet fleksibilitet dhe kompromise të vështira, dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë partner i juaji në çdo hap. Për mua personalisht, Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenjë respekti të kohës gjatë të cilës djali ynë i ndjerë Beau Biden punoi për ta siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Joe Biden në letrën e tij drejtuar Vjosa Osmanit.

E letrën e Biden për Osmanin, publicisti Rexhep Shahu, e sheh si mesazh të qartë për Kosovën nga SHBA.

Image
Rexhep Shahu

“Besoj se presidenti amerikan ia bën të qartë Prishtinës zyrtare se pushteti është për tu ushtruar, jo për shëtitje dhe parësore për Kosovën është mos neglizhimi bisedimeve për zhbllokimin e ngërçeve deti në njohjeve dyanshme”, shprehet Shahu.

Sipas tij, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, duhet të marr përgjegjësi për dialogun me Serbinë.

“Qeveria Kurti të marrë përgjegjësi. Kanë fatin që presidenti amerikan ka garantuar se do të jemi më ku në këtë ndërmarrje që kërkohet fleksibilitet. Tani qeverisë në Prishtinë dhe presidentes nuk u lejohet të bëjnë terri e verrci, por ti dalin zot punës edhe për tu përballë me kompromise të vështira”, thotë Shahu për “Bota sot”.

“Nuk e dimë kush janë kompromiset e vështira por qeveria tu dalë zot. Shpresoj se Kosovës nuk i kanë ikë gjithë trenat e shpresës dhe shpresoj se amerikanët do ia presin gjuhën e gjatë të fjalimeve pa lidhje të kryeministrit se njerëzit nuk hanë fjalimet e Albinit”, përfundon për “Bota sot”, analisti dhe publicisti Rexhep Shahu.

E thirrje për dialog mes Kosovës dhe Serbisë ka bërë edhe shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas, i cili tha se tani priten rezultate konkrete.

“Sa i përket dialogut, natyrisht që njohja e Kosovës do të jetë një nga elementet e zgjidhjes përndryshe nuk do të realizohet dhe përtej kësaj nga të dy anët kjo është normale në dialogjet për normalizim ku edhe ka kompromise dhe nuk dua të tërheq linja të kuqe mirëpo e di që për shkak të rrethanave historike do të jetë e vështirë, unë dëshiroj që në fund të procesit të gjejmë zgjidhje dhe dy palët duhet të gjejnë gatishmëri për kompromise”, tha shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat