Surroi e Shala në dialog dhe sfidat e rënda të Kurtit, opinionisti tregon se e kujt është përgjegjësia nëse merren figura të konsumuara

Politika

Surroi e Shala në dialog dhe sfidat e rënda të Kurtit, opinionisti tregon se e kujt është përgjegjësia nëse merren figura të konsumuara

Nga: N. H Më: 24 prill 2021 Në ora: 10:35
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, raportohet të ketë ngarkuar zëvendësit të tij në qeveri, që të bisedojë me dy publicistët; Veton Surroi e Blerim Shala, në mënyrë që t’i ketë në ekipin e tij të dialogut.

Blerim Shala e Veton Surroi thuhet të jenë takuar me zyrtarët e Qeverisë Kurti, ku kanë folur rreth angazhimit të tyre si pjesë e ekipit në dialog me Serbinë.

Kundër kësaj ideje ka dal Haki Abazi, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes në legjislaturën aktuale, Haki Abazi ka kritikuar zërat për një angazhim të mundshëm të Blerim Shalës në dialog me Serbinë si pjesë e ekipit negociator.

Sipas Haki Abazit, Blerim Shala, apo mendësia e vjetër siç ka shkruar ai, nuk ka vend në negociata, pasi gjithnjë sipas tij, Shala ka qenë joproduktiv në negociatat e kaluara.

Në lidhje me këtë çështje, “Bota sot”, ka kontaktuar opinionistin, njëherit njohësin e mirë të rrethanave politike.

Njohësi i çështjeve politike, Skënder Kapiti, në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, ka kujtuar fillimisht se i pari i qeverisë së Kosovës çdoherë ka kundërshtuar të gjitha ato të cilat janë biseduar më parë.

Madje, ai shprehet se kjo kundërshti e Kurtit ka qenë edhe avantazh politik i tij për të cilat edhe është votuar në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Image
Skënder Kapiti

“Përsa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi, Albin Kurti gjithmonë ka kundërshtuar pothuajse të gjitha ato të cilat janë biseduar më parë, e madje kjo ka qenë edhe avantazh politik i tij për të cilat edhe është votuar. Kur je në opozitë është lehtë të konstatosh gabimet e të tjerëve dhe të bësh e të japësh këshilla, kritika e kundërshtime. Ky është tipar kudo në demokraci edhe në vendet me demokraci të konsoliduara”, ka thënë fillimisht Kapiti.

Mirëpo, Kapiti shprehet se populli beson shumë tek lidershipi i Kurtit, derisa deklaron se është përgjegjësi e shefit të qeverisë në ngritjen e ekipit të dialogut, nëse ai merr figura të konsumuara apo përzgjedh individë kompetentë dhe figura të pastra e të pakonsumuara.

“Populli beson tani te Albin Kurti e Vjosa Osmani, dhe është përgjegjësi së pari e tij në ngritjen e ekipit të dialogut, nëse ai merr figura të konsumuara apo përzgjedh individë kompetentë dhe figura të pastra e të pakonsumuara madje dhe jo të dështuara. Albin Kurti tani është në pushtet dhe ai është tani në provë për të gjitha ato që ka kritikuar e kundërshtuar më parë ashtu si për të gjitha premtimet e tjera, e sidomos së pari për ato me rëndësi jetike për Kosovën, për interesin kombëtar, për pacenueshmërinë e territorit, për ndëshkimin e gjenocidit serb, për kompensimin e dëmeve të luftës, për luftën kundër krimit e korrupsionit dhe për Vetting-un në drejtësi”, ka thënë me tej ai.

Opinionisti ka theksuar për gazetën “Bota sot”, cështja e dialogur me Serbinë është një barrë e rëndë e trashëguar nga politika e mbrapshtë e kaluar.

“Padyshim kjo është një barrë e rëndë e trashëguar nga politika e mbrapshtë e vjetër. Pritet që në Shqipëri të bëhet ndryshimi i madh , ai i ndëshkimit të pushtetit të Edi Ramës, në mënyrë që në Shqipëri të vijë në pushtet një politikë e re, e interesave kombëtare dhe që Albin Kurti ta ketë në krah dhe mbështetje të fuqishme edhe Shqipërinë ne sfidat jetike me të cilat po përballet Kosova”, ka theksuar opinionisti Skënder Kapiti për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Blerim Shala, ka mbajtur pozitën e koordinatorit politik për dialogun nga fundi i vitit 2012.

Kurse, nga ana tjetër, Veton Surroi asnjëherë nuk u përfshi në këtë proces, por vazhdimisht e ka kritikuar qasjen e Kosovës në bisedimet me Serbinë, që u fasilituan nga Brukseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat