Zgjedhjet në Shqipëri, ky pritet të jetë rezultati

Politika

Zgjedhjet në Shqipëri, ky pritet të jetë rezultati

Nga: A.M. Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:11
Ilustrim

Sot në Shqipëri po zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Vendvotimet në shumicën e qendrave janë hapur në kohë, ndërkaq ka pasur problem në disa qendra.

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar garojnë 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur, ku prej tyre 732 janë kandidate femra.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor në orët e hershme të ditës së sotme po vërehet numri i lartë i votuesve.

Gara më e fortë është më ndërmjet dy partive më të mëdha në Shqipëri, Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Ato pretendojnë që të dalin fituese, por vetëm njëra do ta arrijë të prek fitoren.

Zgjedhjet që po mbahen në Shqipëri i ka komentuar për “Bota sot” analisti, Faton Mehmeti.

Sipas tij, favorit për fitore është koalicioni i PD-së dhe LSI-së. Ndërkaq, nuk pret rezultat të thellë, sikurse në Kosovë.

“Favoritet është opozita, e cila me PD dhe LSI besoj se do e marrin shumicën e votave, edhe pse rezultati nuk do të jetë shumë i thellë si në Kosovë. Opozita besoj se do t`i merr  71 mandate, ndërsa PS 69”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Mehmeti paralajmëron se mund të ketë tensione pas shpalljes së rezultatit, dhe Shqipëria mund të ketë krizë.

“Së paku këto janë pritshmëritë e mia, megjithëse pres që pas zgjedhjeve të ketë tensione të mëdha... Rezultati nuk do njihet nga humbësit dhe kështu vendi do futet në krizë. Megjithatë, pres që opozita të fitojë në këto zgjedhje”, ka thënë ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat