Paralajmërohet Kosova/ Këto janë manovrat politike të Vuçiqit, ja se si po tenton ta formojë asociacionin e komunave serbe

Politika

Paralajmërohet Kosova/ Këto janë manovrat politike të Vuçiqit, ja se si po tenton ta formojë asociacionin e komunave serbe

Nga: A.Morina Më: 15 maj 2021 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Në prag të rifillimit të dialogut me Kosovës, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka bërë një deklaratë të fuqishme, duke thënë se së shpejti pritet të tërhiqen trupat e KFOR-it dhe UNMIK-ut, nga Kosova.

“Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut [nga Kosova]. Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që kjo të mos ndodhë”, ka thënë Vuçiq të enjten.

Natyrisht, kjo deklaratë, nxiti reagime të mëdha në Kosovë, ku filloj një debat i madh për këtë çështje.

Sipas, njohësit të çështjeve politike, Adem Bytyçit, Vuçiqi përmes propagandës për largimin e KFOR-it nga Kosova, po tenton të përfitojë në bisedimet me Kosovë-Serbi.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot” tregoi edhe paralajmërimin e Vuçiqit për bashkësinë ndërkombëtare.

Image
Analisti politik, Adem Bytyçi

“Presidenti Vuçiq, dhe në përgjithësi diplomacia serbe, propagandën e shfrytëzon për të përfituar sa më shumë në negociatat Kosovë- Serbi.

Një prononcim të tillë të Aleksandër Vuçiq, për tërheqjen e forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut e kanë hedh poshtë zyrtarët e NATOS. Vuçiq, paralajmëron se me rastin e largimit të forcave ndërkombëtare nga Kosova, ekzistencën e serbeve do ta rrezikojnë shqiptarët, një dhelpëri e vjetër e politikës serbe kundër Kosovës”, deklaroi analisti.

Në vazhdim, Bytyçi tregoi edhe qëllimet e politikave të presidentit serb karshi raporti me Kosovën.

Një nga qëllimet, sipas tij është kërkimit i sa më shumë të drejtave për serbët e Kosovës, para rifillimit të dialogut dhe tjetri qëllim është të krijojë përshtypje te ndërkombëtarët se në rast të tërheqjes së forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova, do të rrezikohej komuniteti serb.

“Të gjitha këto manovra politike, presidenti serb Vuçiq i bënë për dy qëllime:

1.Që të kërkojë sa më shumë të drejta për serbët e Kosovës në prag të rifillimin të negociatave, me arsyetimin te Bashkësia Evropiane dhe ndërkombëtare se nëse nuk do të kenë serbët e Kosovës një shkallë të lartë të autonomisë, pas tërheqjes së forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut, qenia kombëtare e serbëve në Kosovë do të rrezikohej nga shqiptarët.

2. Të krijojë përshtypjen te Bashkësia Evropiane se në qoftë se tërhiqen forcat ndërkombëtare nga Kosova, do të filloi pastrimi etnik i serbëve dhe për këtë shkak mund të ndërhyj ushtarakisht në Kosovë për "shpëtimin" e serbëve nga shqiptarët”, theksoi ai.

Tutje, analisti u shpreh se Serbia me çdo kusht po tenton ta shtyjë procesin e formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë

“Qëllimi i politikës serbe është të mos lë guri pa rrokullisë, për t'iu siguruar një asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë me kompetenca ekzekutive, me të vetmin qëllim që ta relativizoj pavarësinë e Kosovës”, nënvizoi ai.

Në fund, ai kërkoi nga zyrtarët shtetëror të Kosovës, që të mos pranojë nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë, sipas planeve të tyre.

“Pala kosovare në negociatat me palën serbe për një marrëveshje paqësore në mes këtyre dy shteteve pas një lufte të përgjakshme, përveç gabimeve të shumta në dëm të shtetit të Kosovës, gabimin më të madh e ka bërë në momentin që ka pranuar të negocioj marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë përtej Planit të Martih Ahtisarit, tani Serbia ngul këmbë në jetësimin e kësaj marrëveshje e cila do të jetë shumë e dëmshme për di funksionalizimin e shtetit të Kosovës, nëse pala kosovare e pranon sipas versionit serb” përfundoi Adem Bytyçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat