Vjen paralajmërimi për LDK-në, analisti nga Gjermania i kërkon këtë gjë publikisht

Politika

Vjen paralajmërimi për LDK-në, analisti nga Gjermania i kërkon këtë gjë publikisht

Nga: M.H. Më: 24 maj 2021 Në ora: 20:56
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla që nga marrja e këtij posti ka qenë shënjestër e sulmeve të shumta nga opozita.

Gërvalla me paraqitjen e saj po vazhdon të përfaqësoj me dinjitet Kosovën sidomos në arenën ndërkombëtare, shkruan “Bota sot”.

Mirëpo pavarësisht kësaj janë opozita ata të cilët vazhdimisht po “sulmojnë” Gërvallen dhe po e kërkojnë kohët e fundit edhe dorëheqjen e saj. Por që e njejta nuk bie pre e tyre e aq më pak të jep dorëheqje.

Në lidhje me këtë temë analisti nga Amerika Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se thirrja e PAN-it për të jepur dorëheqje Gërvalla është e papranushme njejtë siç është janë edhe sulmet nda saj.

Sipas Zeqriaj PAN duhet ta harrojnë dorëheqjen e Gërvalles sepse personaliteti i Donikë Gërvallës, peshon më shumë se sa e të gjithë PAN-istëve të marrë së bashku.

“"Mos ia shtoni jetimët Kosovës! Kjo ishte thirrja-lutje, me përlotje, e veprimtarës, Donikë Gërvalla. Por, disa, "komandantë", të etur për gjak, të cilët, me bandat e tyre dhe me "lista të zeza" në dorë, hapnin varre për shqiptarët e përzgjedhur, elitë. Viktimat i konsideronin pengesë, për karrierën e tyre të përgjakshme, Ky ishte edhe motivi i shenjëstrimit. Prandaj, horrakët e PAN-istë, të hedhur në sulm koral e frontal, kundër vajzës, bijës dinjitoze të Kosovës dhe të Shqiptarisë mbarë, Donikë Gërvalla, janë dështakë të parathënë. Dhe, lë ta harrojnë "dorëheqjen" apo "kërkim-faljen", sepse u ka dalë borxhit, për dy dekada me radhë. Trimëria, parimësia, dinjiteti dhe personaliteti i Donikë Gërvallës, peshon më shumë se sa e të gjithë PAN-istëve të marrë së bashku”, u shpreh analisti.

Zeqiraj më tej vazhdon të flet për LDK-në kur i kërkon që të mos bëhet pjesë e PAN-it duke I paralajmëruar ata që mund të ketë “hapje të letrave” të cilat flasin pastaj shumë.

Image
Analisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj

“LDK-ja, përkatësisht, Kryesia e dalë nga Kuvendi i fundit, Këshilli i Përgjithshëm, deputetët, e cila ka premtuar për t´i ri-sjellur dinjitetin LDK-së, nuk duhet të jetë pjesë korale e PAN-it të inkriminuar, në krime vrastare dhe hajni zyrtare. LDK-ja, Kosova është përgjakur, jo vetëm nga Serbia, por, edhe nga bijtë e saj bastardë. Disa nga ata që kërkojnë dorëheqjen e ministrës Gërvalla, dje vrisnin nëpër Kosovë, sot marrin pafajësinë në Gjakovë! Horrakët duhet t`i lënë shpifjet dhe provokimet marroqe. Përndryshe, i hapim letrat! Dhe, ato flasin mjaftueshëm, për prangosjen tuaj”, thotë Zeqiraj.

Nga ana tjetër ai thotë se krimet në Kosovë janë monstrume dhe se për këto krime nuk duhet as LDK të heshtë mirëpo të ketë rolin e opozitës ndihmëse dhe natyrisht për të mirë të vendit.

“Krimet në Kosovë janë monstrume. Varret janë kudo, anekënd Kosovës, si dëshmi e krimeve numerike. Mbrojtja e krimeve, në çfarëdo kohe e rrethane, nga kushdo qoftë, natyrshëm, bëhet pjesë e krimit. Nëse dikush donë ta bëjë këtë, të flasë në vetën e parë. Sepse nuk besoj që anëtarësia e LDK-së të tolerojë, të vazhdojë avazi i vjetër, duke folur, falsifikueshëm, në emër të saj. Bëni opozitë me qëllim ndihmese dhe jo të denigrimit. Kjo është fisnikëri, është detyrë në shërbim të Atdheut. Madje, sot, më shumë së kurrë”, nënvizon Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat