Ish-bashkëpunëtori i presidentit Rugova: Reformat në LDK ishin të domosdoshme

Politika

Ish-bashkëpunëtori i presidentit Rugova: Reformat në LDK ishin të domosdoshme

Nga: N. H Më: 2 qershor 2021 Në ora: 00:28
Lumir Abdixhiku

Historiani e ish-bashkëpunëtori i presidentit Ibrahim Rugova, Jusuf Buxhovi, vlerëson se zgjedhjet e brendshme në LDK, nuk paraqesin ndonjë ndryshim, përkundër largimit nga kreu i saj drejtuesi i garniturës.

Mirëpo, sipas Buxhovit, këto reforma kanë qenë të domosdoshme dhe të dobishme.

“Kjo garniturë për vite e katandisi partinë dhe e solli në këtë gjendje, nga një parti historike, që bartë barrën e shtet-ndërtimit dhe i ndihmoi më së shumti këtij procesi, të një partie thuajse minore. Sidoqoftë, ndryshimet për të cilat po flitni, ishin të domosdoshme dhe të dobishme madje për faktin se i hapin rrugën atij ndryshimit të njëmend, që duhet të ndodh që partia të rikthehet aty ku duhet dhe ku e ka vendin”, ka thënë Buxhovi, për “Bota sot”.

Tutje, Buxhovi për reformat e filluara ka deklaruar se ato duhet të jenë të thella pasi sipas tij, kjo parti për vite është drejtuar nga klane dhe feude.

Image
Jusuf Buxhovi

“Pra, fjala është për krijimin e parakushteve për fillimin e ndryshimit, që duhet të pasqyrohet me reforma të thella në parti, të cilat nuk janë as të lehta e as të atypëratyshme, kur dihet se për vite të tëra partia është drejtuar nga klane dhe feude, të cilat, kanë punuar bashkërisht me grupet dhe klanet e ngjashme nga partitë tjera (kryesisht nga PDK dhe AAK) për t’u kthyer në përfitues të pushtetit”, ka deklaruar historiani Jusuf Buxhovi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat