Vrasje, atentate dhe eliminim para familjarëve – deklarata shokuese: “Të gjitha këto ndodhën kur Hashim Thaçi ishte në pushtet”

Politika

Vrasje, atentate dhe eliminim para familjarëve – deklarata shokuese: “Të gjitha këto ndodhën kur Hashim Thaçi ishte në pushtet”

Nga: N.Sh Më: 12 qershor 2021 Në ora: 16:38
Hashim Thaçi

Tashmë në Gjykatën Speciale në Hagë si të arrestuar gjenden disa prej krerëve më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mbi të arrestuarit e Speciales rëndojnë akuzat prej më të rëndave.

Ata akuzohen për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

Për këtë çështje, prof. Dr. Binak Maxharraj, thotë se, Gjykata Speciale është një projekt Euro-Antlantik që ka për qëllim eliminimin politik të personave me precedent kriminale.

Para shtëpisë së tij është kryer një atentat edhe kundër avokatit Gazmend Halilaj. Në videon që është dal në publik, shihet avokati derisa lufton me vdekjen përballë dy atentatorëve.

Maxharraj ka folur për një deklaratë të ndihmës sekretar shtetëror i SHBA, Xhems Rubin, i cili kishte kërkuar largimin nga politika e krahut të luftës.

“Xhems Rubin, pati ardhë në Kosovë me një kërkesë për komandantët e luftës në emër të Departamentit të shtetit, ku u tha “largohuni nga pushteti, mjaftë më sa nuk jeni korruptuar, sepse pastaj do ta humbni lavdinë e luftës dhe pushtetin”. Dhe ashtu ndodhi. Pati vrasje dhe eliminime fizike midis kundërshtarëve politik brenda vetë formacioneve luftarake midis shqiptare. Mu për këtë arsye edhe u likuiduan figura të njohura në krye me Kolonelin e FARK-ut, Ahmet Krasniqi”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, vrasjet politike nuk u ndalën edhe pas mbarimit të luftës, ato u bënë edhe më shumë sidomos kur presidenti Rugova i fitoj zgjedhjet e para pas çlirimit te vendit.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Kjo ndodhi në të ashtuquajturën qeveri e përkohshme nën udhëheqjen e Hashim Thaçit. Ishte një kohë e keqe, një liri e zymtë nga e cila filloj edhe popullata të frikësohej. Njerëzit pa precedent rrëmbeheshin nga shtëpitë e tyre, por edhe në rrugë, nga njerëzit me maska, e pa maska, natën por edhe ditën dhe kurrë më nuk ktheheshin në shtëpitë e tyre. Shumica prej tyre vriteshin ashiqare, para familjarëve, para dyerve të shtëpisë vetëm pse ishin kundërshtar të maskave, politikisht mendonin ndryshe, por që edhe ishin të befasuar se nuk e kishin pritur një liri të këtillë frikësuese”, pohon ai.

Profesori thotë se, sot e kësaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tyre, as varret se ku i kanë, as që u zbuluar ndonjë rast, as që u tentua që të zbardhet ndonjë rast, sepse çdo tentim bllokohej.

“Bile, UMNIK ishte gati ti zbulojë nja 15 raste të këtilla por ato u bllokuan nga një “dorë e fortë” që të mos zbuloheshin. Nga ana tjetër nuk pati gatishmëri as nga ana e pushtetarëve tanë të pushtetshëm qe te zbardhët ndonjë rast, bile nuk lejohej qe në Kosovë të formohej një gjykatë e posaçme speciale për krimet e luftës. Gjykata Speciale është projekt Evropian dhe Amerikan më të cilin mendohet se është themelua jo vetëm për dënimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit por është edhe si projekt për eliminimin politik të komandanteve të për ti eliminuar nga pushteti, pasi që u binden se as se nuk do ta bëjnë këtë pa presion”, thotë ai.

Ai shprehet se, në Gjykatën Speciale është investuar shumë, janë dhanë para të mëdha nga BE dhe Amerika.

“Dhe sahati i kësaj Gjykate do të vazhdoj të rrahë deri në përfundimin e punës së për çka është themeluar. Aty do të trajtohen të gjitha vrasjet gjatë luftës e sidomos edhe ato te pasluftës. Për njerëzit qe janë brenda, krejtësisht janë shtatë, janë vetëm të dyshuar ose nxitës  për vrasje, rrahje, maltretime, ekzekutime pa nam e nishan. Unë mendoj se këto vrasje më shumë të natyrës politike ku u eliminuan figura të njohura politike, por që ishin kundërshtar politik të ndonjë partie tjetër që ishte e pushtetshme u vranë dhe u eliminuan edhe shumë figura tjera ushtarake, luftëtar të lirisë vetëm pse pas luftën e shihnin ndryshe lirinë. Gjykata Speciale e Kosovës është një realitet i dhimbshëm që e krijuam në vet, me dorën tonë, por edhe siç theksova më lartë është një projekt Euro-amerikan në të cilën janë derdhë shuma të mëdha parash milionëshe. Ajo nuk është themeluar me kaq shumë investime për të dështuar, por në këtë gjykatë do të zbardhën të gjitha krimet e luftës dhe te pasluftës, jo me rrena dhe dallavere, por me fakte dhe argumente. Vetëm katër komandant janë me akuza për më së 100 krime gjatë luftës dhe krime kundër njerëzimit. Këto 100 akuza nuk janë të gjitha pa fakte i kanë autorët e tyre të cilët kjo Gjykatë e ka për detyrë ti gjejë dhe dënoj, sepse siç thuhet ne populli gjaku kurrë nuk thahet. Janë shumë njerëz që u likuiduan sidomos pas luftës qe nuk dihet as varret se ku i kanë, familjarët e civilët u morën nëpër shtëpia donë me ditë kush i vrau, cilët janë ata, donë më ditë se ku i kanë eshtrat për ti varros, thotë Maxharraj.

Ai thotë se, lëmshin e këtyre vrasjeve vargore duhet ta zgjidhë pikërisht kjo Gjykatë dhe nuk është vështirë të zgjidhet, mjafton vetëm të gjendet vegza, fija e krimit sepse besohet se në Kosovë shumë nga këto vrasje janë të lidhura zinxhirë dalin njëra pas tjetrës sepse është e mundshme me autor dhe porositësish të njëjtë.

“Mjafton, siç thotë populli “nxirre një kashtë përnjëherë të dalin gjashtë”. Procesi në Gjykatën Speciale po rrjedhë normal, sipas dinamikës së paraparë. Janë shtatë të akuzuar të dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, dyshimet e tyre do ti zgjidhë kjo Gjykatë, ti dënoj ose ti liroj si të pafajshëm në mungesë të argumenteve. Gjykata ka shumë dëshmitarë aty diku afër 200 sish. Është e mundshme që Gjykata Speciale të bënë edhe arrestime të tjera të dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sepse ajo nuk do të ndalët më kaq të arrestuar. Dhe mu për këtë arsye kjo Gjykatë do të vazhdoi punën deri në përfundimin e misionit të sajë për çka edhe është themeluar. Kjo do të thotë se nuk pritët mbyllja e shpejtë e kësaj Gjykate, ajo do të zgjatë me vite pesë e më shumë vite deri ne përmbylljen e misionit te saj”, përfundon prof. Dr. Binak Maxharraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat