I vetmi që i bëri këto kërkesa Serbisë/ Kjo është frika e opozitës për kritikat ndaj Kurtit

Politika

I vetmi që i bëri këto kërkesa Serbisë/ Kjo është frika e opozitës për kritikat ndaj Kurtit

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 20 qershor 2021 Në ora: 08:31
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u takuan të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut, por palët nuk u morën vesh për temat e ngritura.

Ky ka qenë takimi i parë i tyre në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ndërkaq sa i përket takimit me Vuçiqin, Kurti ka prezantuar katër ide të reja, ku njëra ndër to ishte edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje të paqes, ku Kosova dhe Serbia do të zotoheshin që nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën dhe" në këtë mënyrë t'i kontribuojnë paqes dhe sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë".

Po ashtu, Kurti tha se gjatë takimi ka ngritur edhe çështjen e personave të pagjetur, që sipas tij, është çështje "që nuk pret".

Kurti ishte kryeministri i parë që në takim me palën serbe, e pyeti atë për njohjen reciproke dhe i përmendi padinë për gjenocidin që ka kryer në Kosovë dhe të pagjeturit.

Por, pavarësisht këtyre, po bëhen kritika vazhdimisht ndaj kryeministrit. Lidhur me këtë, për gazetën "Bota sot" kanë folur edhe disa njohës të çështjve politike.

Kurti është me pastërti politike, prandaj dhe kushtet ndaj Serbisë i ka të mëdha

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se kjo u pengon atyre të e kanë zhvatur Kosovën, sepse këto pika të fuqishme janë vetëm nga politikanët e sinqertë e në këtë rast nga Kurti, sepse për ta paditur Serbinë, madje t’u kërkohet edhe njohje është patriotizëm kombëtar.

Image
Sulejman Mehazi

“Politikanëve të kapur e që e kanë zhvatur Kosovën normale se ju pengon Albin Kurti. Ju pengon për shkak se për të hapur këso tema ndaj Serbisë duhet politikisht të jesh i pastër ndaj Kosovës e qytetarëve të saj, këto pika të fuqishme politike kundër Serbisë dalin vetëm prej politikanëve të sinqertë e të moralshëm sikurse që është Albin Kurti. Të padisësh Serbinë për gjenocid, t'i kërkohet Serbisë hapur njohje, të kushtëzohet e të marrë përgjegjësi Serbia për vrasjet dhe varrezat e te pagjeturve është guxim e patriotizëm më i madh kombëtar e shtetëror”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka shtuar se politikanët e mbushur me korrupsion nuk i kanë hapur asnjëherë këto tema, madje Mehazi përmend edhe Thaçin, që sipas tij përveç shkëmbimeve të territoreve nuk kanë përmendur pika të tjera.

Ai thotë se goja e Kurtit është me pastërti politike, andaj edhe kushtet janë të mëdha ndaj Serbisë, prandaj kjo është arsyeja se pse opozita e kritikon.

“Gojët e politikanëve të opozitës të mbushura me korrupsione, krime e zhvatje shtetërore nuk kanë mundur t'i hapin këto tema të vërteta e shumë të renda kundër Serbisë. Sinqeriteti politik i Albin Kurtit e ka bërë të guximshëm e superior ndaj Vuçiqit e Serbisë, pasi ai nuk është i kapur në flagrancën e Serbisë sikurse Thaçi e të tjerë që rrinin si pula të zgjebosura, që përveç shkëmbimeve të territoreve asnjë pikë tjetër nuk përmendej ndaj Serbisë. Goja e Albin Kurtit është me pastërti politike, prandaj dhe kushtet ndaj Serbisë i ka të mëdha, gojët e përlyera të opozitës në qeveri ishin të mbushura me korrupsione, zhvatje, po dhe të flagrancuar e të kapur edhe nga Serbia, prandaj pikat e Albun Kurtit ndaj Serbisë opozita i kritikon jo për diçka, po për shkak frikës së tyre se mos zbulohen sekretet e tyre me Serbinë”, ka deklaruar Sulejman Mehazi për "Bota sot".

Kurti parimor në takimin në Bruksel

Ndërsa, analisti politik Hidajet Ahmeti, ka deklaruar se i vetmi është Kurti, i cili vazhdimisht i ka përmendur krimet serbe dhe se në takimin në Bruksel ka qenë defanziv me palën serbe.

Image
Hidajet Ahmeti

Sipas tij, opozita po ndërton perceptim negativ ndaj Kurtit, por atë po e vlerësojnë qytetarë.

“Kryeministri Kurti deri me tani është i vetmi që të vërtetat për gjenocidin dhe krimet serbe ka përsëritur në vazhdimësi, edhe sa ishte ne opozitë por edhe tash kur është në krye të qeverisë. Zoti Kurti në takimin në Bruksel ka qenë parimor, por edhe konstruktiv dhe me një fjalë ka qenë në defanziv në raport me palën serbe. Opozita në Kosovë është destruktive dhe po mundohet me çdo kusht të ndërtojë një perceptim negativ për qeverisjen Kurti, por janë qytetarët ata të cilët do ta vlerësojnë dhe gjykojnë çdo politikë të kësaj qeverie”, tha ai.

Tutje, ai ka shtuar se qeveritë e deritanishme e kanë ngulfatur jetë institucionale publike, andaj edhe nuk duhet të japin as leksione.

Ahmeti thotë se nuk duhet harruar politikat e dëmshme që i kanë sjell dhe nëse vazhdojmë kështu është e vështirë për të mbajtur fuqinë politike.

“Logjika qeverisëse e deri tanishme, ku kanë qeverisur partitë të cilat janë në opozitë e ka sjellë vendin buzë greminës dhe po të njëjtin nuk mund, por as nuk duhet të japin leksione nga këndvështrimi opozitar, pasi keqqeverisjet e tyre kanë ngulfatur jetën institucionale publike. Qytetarët nuk duhet të harrojnë aferat korruptive, qasjen e mbrapshtë të dialogut e shumë politika të dëmshme që kanë instaluar partitë të cilat sot janë në opozitë, por nëse vazhdojmë me një gjuhë të tillë destruktive vështirë se do ta mbajnë fuqinë politike që kanë”, ka potencuar Hidajet Ahmeti për gazetën "Bota sot".

Kujtojmë që raundi i ri i dialogut pritet të mbahet me 25 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat