Eksperti i sigurisë kërkon këto “koka” të Kosovës në burg, ndryshe s’ka liberalizim të vizave!

Politika

Eksperti i sigurisë kërkon këto “koka” të Kosovës në burg, ndryshe s’ka liberalizim të vizave!

Nga: N.Sh Më: 1 korrik 2021 Në ora: 22:38
Ilustrim

Shkarkime e arrestime të mëdha kanë ndodhur gjatë punës 100 ditore të Qeverisë Kurti.

Pas formimit të Qeverisë Kurti II, shpresat e qytetarëve si duket kanë filluar të ringjallen, të cilat kishin filluar të vdesin pas qeverisjeve të errëta të pasluftës.

Dhjetëra shkarkime që nga konsuj e ambasadorët e deri te drejtorët e shumë dikastereve të mëdha në Kosovë, ndodhën qysh në 100 ditët e para të Qeverisë Kurti.

Përveç kësaj, gjatë kësaj kohe janë arrestuar edhe dhjetëra zyrtarë shtetëror, e kanë filluar hetime të ndryshme për keqpërdorime të detyrës zyrtare.

Kjo që po ndodh është vetëm një premtim nga shumë premtime të Qeverisë Kurti.

Por, nuk duhet të ndalet me kaq, Kosova ka nevojë të jetë më e acaruar në raport me të keqën e cila ka mbizotëruar për dekada në Kosovë.

“Askush mbi ligjin”, kjo duhet të jetë motoja kryesore, jo vetëm në fjalë e deklarata publike, por në punë dhe në praktikë të realizohet e zbatohet.

Sistemi i drejtësisë i cili është përfolur mjaftë shumë në Kosovë, që është i kapur, më në fund duhet të tregoj vetën dhe mos të ia lë asgjë rastit, por për secilin të dyshuar, e të arrestuar të jetë i ashpër edhe në praktik, pra në vendimin final të tyre.

Se shpresat e qytetarëve të Kosovës janë se do të filloj luftimi i kokave të mëdha të krimit të organizuar, e thotë edhe ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Sipas tij, ky ishte shkaku që në zgjedhjet e fundit elektorati ua dha votat kësaj qeverie.

Image
Hajrullah Tërnava

“Prandaj qytetarët e Kosovës po e presin këtë rast të luftimit të krimit, pra të kokave të mëdha që të përfundojnë në burg. Prandaj një luftim serioz i krimit nga kokat e larta që e kanë zhvatur këtë vend sikur që tani po shihet nga të gjitha pozicionet, do të ua kthej shpresën edhe qytetarëve të vendit. Edhe deklarimi tashmë zyrtar i shtetit të Holandës rreth qëndrimit të pa ndryshueshëm për liberalizim të vizave për qytetaret dhe shtetin e Kosovës, është një ripërtëritje e kërkesave të tyre të kamotshme se pa i burgosur ato kokat që Kosovën e kanë pru në këtë mjerim, nuk do të ndodhë liberalizimi i vizave”, thotë Tërnava.

Sipas tij, është e kuptueshme tani se me këto veprime dhe kërkesa të shteteve të BE-së, po bien të gjitha maskat e mashtrimeve të qeverive të kaluara për çështjen e liberalizimit të vizave, e cila sa po vjen e po bëhet temë e pa shpresë pikërisht për shkak të mashtrimit që kanë bërë qeveritaret e kaluar me premtimet e tyre, se krimi dhe korrupsioni do të luftohen në vazhdimësi, madje ai në nivelin më të lartë të politikes, deri në majat e kupolës së shtetit.

“Na kujtohen kur i tërë stafi qeverisë së mëparshme, organizonin kokteje dhe përmes TV ekraneve dhe qytetarëve ua uronin liberalizimin e vizave si gjë e kryer dhe e përfunduar, dhe kur nuk ndodhi liberalizimi i atyre vizave, ata pa turp e vazhduan punën sikur nuk ka ndodhur asgjë, dhe askush nuk u ndëshkua për këto veprime nënçmuese dhe denigruese ndaj popullit. Holanda dhe disa shtete tjera që gjenden në mesin e shteteve të Bashkimit Evropian që po e pengojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, e kanë thënë qartë se ky kriter kryesor nuk është përmbushur nga institucionet e Kosovës, prandaj ky shtet dhe disa shtete të tjera nuk do e mbështetin heqjen e vizave përderisa nuk kapen, arrestohen dhe ndëshkohen njerëz të fuqishëm nga politika për krim e korrupsion”, shton tutje ai.

Prandaj, sipas tij, zëdhënësja e Ministrisë̈ së Punëve të Jashtme të Holandës, Bo de Koning, qartë e ka bërë të ditur se argumentet e ofruara nga institucionet e Kosovës për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk kanë qenë mjaft bindëse deri më tani, sepse një gjë të tillë po e vështirësojnë̈ edhe qëndrimet e shteteve, si Franca dhe Belgjika, të cilat po ashtu kërkojnë hapa më konkret në luftimin e këtyre dukurive negative. 

“Ne kemi parë dhe dëgjuar që planet e Qeverisë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë inkurajuese, andaj po presim të shohim rezultatet, me që kjo është̈ një̈ nga prioritetet e që po kërkohet edhe nga SHBA-të dhe BE-ja. Këto qëndrime të disa shteteve të BE-së janë mesazhe të qarta dhe shumë konkrete për detyrat e Qeverisë Kurti dhe drejtësisë, që duhet ti kryejnëë̈, për ta arritur një objektiv të tillë, lirinë e lëvizjes baras me shtete tjera”, pohon ai.

Ai thekson se, tani është koha e angazhimeve të institucioneve të drejtësisë që përfundimisht ti drejtojnë shigjetat e tyre në drejtim të kokave të larta të zhytura në krim e korrupsion.

“Shembullin më të mirë ndaj BE-së dhe argumentin për ta ndryshuar qëndrimin në kahen pozitive të liberalizimit të shpejtë të vizave nga ana e BE-së, mundë ta jep veprimi i pakompromis i drejtësisë duke filluar pa vonesë me luftimin e krimit në mënyrë serioze, që me urdhrat e prokurorisë të burgosen po ata që qëndruan me vite në poste të larta, dhe me veprimet e tyre kriminale janë pasuruar skajshëm”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat