Formimi i Asociacionit/ Profesori zbërthen deklaratën e Palmer

Politika

Formimi i Asociacionit/ Profesori zbërthen deklaratën e Palmer

Nga: A.SH Më: 5 korrik 2021 Në ora: 22:01
Përfaqësuesi amerikan Mathew Palmer

Përfaqësuesi amerikan Mathew Palmer, në një intervistë ka thënë se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumice serbe është obligim të cilin e kanë marrë institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë.

“Kosova i pranoi obligimet ndaj pakicës serbe dhe patjetër t’i plotësojë. Ekzistojnë mekanizma përmes të cilëve Kosova mund të zgjidh këtë çështje në përputhje me Kushtetutën e vetë”.

Profesori Sulemajn Mehazi ka komentuar deklaratën e përfaqësuesit amerikan Matthew Palmer.

Sipas tij, këtë të keqe obliguese PDK dhe LDK e kanë hedhur brenda Kosovës dhe duhet ta realizojë pafajësisht LVV.

Por profesori sheh shpresë në këtë deklaratë duke e zbërthyer atë, e duke thënë se Palmer kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit ia lë duart e lira në veprimet kushtetuese.

“Deklarata e përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, është shumë e qartë "se Asociacioni i Komunave Serbe është një obligim që e kanë marrë institucionet e Kosovës dhe se duhet ta zbatojnë", se këtë të keqe obliguese e kanë hudhur brenda Kosovës institucionet e mëparshme të Kosovës PDK e LDK, dhe, këtë lëshim shtetëror të PDK-së e LDK-së duhet ta realizojë pafajësisht LVV-ja e Albin Kurtit. Po të analizohet thellësisht deklatata e diplomatit amerikan, Palmer, do vërejmë se më shumë është kundër dëshirave serbe sepse kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit ia lë duart e lira në veprimet kushtetuese duke thënë se: "Ekzistojnë mekanizma përmes të cilëve Kosova mund të zgjidh këtë çështje në përputhje me Kushtetutën e vetë”.

Image
Sulejman Mehazi

 

Thëniet e lartëpërmendura të diplomatit amerikan Palmer favorizojnë kryeministrin e Kosovës që me asociacionet serbe të veprojë në kuadër të kushtetutës së Kosovës e jo jashta saj, "Mekanizmat kushtetuese", e kanë kuptimin e ndryshimit të disa pikave ligjore të neneve brenda kushtetutës e jo të ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Mehazi.

Ai tutje sqaron se “përputhja” e asociacioneve serbe "me kushtetutën e Kosovës" e ka kuptimin e njëjtë të asociocioneve shqiptare në Serbi, domethënë e ka kuptimin e të drejtave qytetare brenda kushtetutës së Kosovës.

"Përputhja" e asociacioneve serbe "me kushtetutën e Kosovës" e ka kuptimin e njëjtë të asociocioneve shqiptare në Serbi, e ka kuptimin e të drejtave qytetare brenda kushtetutës së Kosovës, është absurde të mendohet ndryshe, këtë luks të mini-republikës serbe të Vuçiqit brenda Kosovës nuk mund t'ia lejojë jo vetëm qeveria e Albin Kurtit, po as administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që është themeluese e Republikës së Kosovës. Serbët si pakicë e vogël në Kosovë i kanë të drejtat më maksimale në botë, hapur shihet se qëllimi i Serbisë është si i Republikës Serbe në Bosnjë dhe besojmë se këtë luks të Serbisë në Kosovë nuk do ia lejojnë as Albin Kurti e as SHBA-ja”, përfundon profesori Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat