Mirëpritet gjenerali Wesley Clark në Kosovë

Politika

Mirëpritet gjenerali Wesley Clark në Kosovë

Nga: A.M. Më: 9 korrik 2021 Në ora: 15:51
Wesley Clark, Armend Mehaj

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Wesley Clark ka pranuar të bëhet këshilltar i special i ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehajt.

Kjo është e bërë e ditur nga vet, gjenerali Clark, si dhe nga ministri Mehaj, përmes një konferencë për media.

Kjo pozitë e gjeneralit Clark është mirëpritur në opinionin publikë në Kosovë.

Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë (ISS), për “Bota sot”, në një prononcim për “Bota sot”  ka treguar se çfarë ka konfirmuar inkuadrimi i Gjeneralit Clark në ushtrinë e Kosovë.

“Inkuadrimi i Gjeneralit Clark në ushtrinë e Kosovës, përkatësisht dhënien e kontributit këshillues për zhvillimin e saj është një konfirmim lidhje mishërimi mes Kosovës dhe Amerikës, pasi që këtu nuk është thjesht një emër, por një gjeneral me pozicion të rëndësishëm që kishte në Ushtrinë Amerikane”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, Halimi është shprehur se inkuadrimi i Gjeneralit Clark në ushtrinë e Kosovës është simbolike në dy aspekte.

“Andaj, kjo ka simboliken në dy aspekte, se Ushtria e Kosovës tanimë ka të garantuar profesionalizmin siç edhe e ka të dëshmuar realisht, dhe se në arenën ndërkombëtare ka krijuar imazhin e fort rrjedhimisht edhe vete shteti i Kosovës, gjë që përveç se shpejt do të jetë në gjendje të jetë garantuese e sigurisë së plotë nacionale, po ashtu është në rrugë të sigurt të integrimit të shpejt në NATO”, ka përfunduar Halimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat