Dyshime për helmime në Drenas, flet Ramiz Lladrovci për “Bota sot”

Politika

Dyshime për helmime në Drenas, flet Ramiz Lladrovci për “Bota sot”

Nga: A.M. Më: 16 korrik 2021 Në ora: 15:00
Ramiz Lladrovci

Që nga e diela, Komuna e Deçanit është duke u përballur me raste të helmimit. Qindra qytetarë të kësaj komune kanë kërkuar ndihmë në institucionet shëndetësore, si në Deçan dhe në Pejë.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka dalë sot me dy komunikata për media, duke njoftuar se në laboratorin e tyre dhe në laboratorët jashtë Kosovës janë detektuar bakteriet si Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC).

Ndërkaq, sipas informacioneve të gazetës “Bota sot”, në spitalin e Drenasit janë lajmëruar disa raste me simptoma të helmimit.

Për këtë, “Bota sot” ka kontaktuar me kryetarin e kësaj Komune, Ramiz Lladrovicin.

Ai për “Bota sot”, ka thënë se deri më tani nuk është lajmëruar asnjë rast i dyshuar nga helmimi i ujit.

Po ashtu, ai shton se Komuna e Drenasit tashmë i ka marr të gjitha masat e nevojshme, duke e pajisur stafi profesional shëndetësor me dokumentacionin e nevojshëm protokollar e ligjor.

“Të gjitha masat i kemi marr si qeverisje lokale dhe i gjithë stafi profesional shëndetësor është i pajisur me gjithë dokumentacionin e nevojshëm protokollar e ligjor se çdo rast i dyshimtë, lajmërohet menjëherë sipas protokollit të parapare për lajmërim në IKSHP, por edhe përmes telefonit. Deri në këto momente nuk kemi asnjë rast te helmimit nga uji”, ka deklaruar Lladrovci për “Bota sot”.

Nërsa, IKSHPK dhe MSH nuk kanë kthyer ende përgjigje në pyetjet e dërguara nga gazeta "Bota sot" lidhur me këtë rast./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat