Thirrja e SHBA-së - “Kosova mes dy zjarreve”

Politika

Thirrja e SHBA-së - “Kosova mes dy zjarreve”

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 7 gusht 2021 Në ora: 13:00
Ilustrim

Në ditë e fundit, të muajit korrik Mini-Shengeni Ballkanik e ndryshoi emrin në Ballkani i Hapur. Pasi që  shtete përbërëse të saj, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut synojnë të heqin kontrollet në kufijtë e tyre për mallrat dhe qarkullimin e njerëzve nga këto vendet, duke filluar nga 1 janari, 2023.

Por, këtë çështje, e kundërshton kategorikisht Qeveria e Kosovës, e cila udhëhiqet nga Kryeministri Albin Kurti.

Përkundër kësaj, nga ambasada e shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se e mbështesin përpjekjen e Ballkanit Perëndimor për të forcuar integrimin ekonomik.

Po ashtu, ata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i qaset me “mendje të hapur” përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik.

Këtë deklaratë të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, e kanë komentuar njohësit e çështjeve politike. Ata janë shprehur se "Ballkani i Hapur",  më shumë anon nga Rusia e cila e kundërshton Agjendën e Berlinit, dhe atë  të SHBA-ve.

Mehazi: Kosova mes dy zjarreve

Profesori Sulejman Mehazi, ka thënë për “Bota sot” se Kosovës do jetë në mes dy zjarreve diplomatike.

Image
Sulejman Mehazi

Gjithashtu,  profesori e ka komentuar deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar elitës politike në Kosovë.

“Si duket "Ballkani i Hapur" do bëhet dilemë diplomatike e fuqive të mëdha SHBA, BE e Rusi dhe se Kosova do jetë në qendër të vëmendjes se a do realizohet ky "Ballkan i Hapur" apo jo, dhe se qeveria e Kosovës do jetë në mes dy zjarreve diplomatike, ose të pranojë ofertën e Vuçiqit dhe të Ramës për aleancë ose jo. Thirrja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar elitës politike të Kosovës që "Ballkanit të Hapur" të Vuçiqit dhe Ramës t'i qasen me "mendje të hapur" e jo me strategji politike e ka kuptimin e vigjilencës politike, diplomatike e gjeostrategjike të qeverisë së Kurtit ndaj dëshirave ideore të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe se kjo agjendë ballkanike mund të jetë e hapur në drejtim të Rusisë, kurse e mbyllur ndaj SHBA-së e BE-së”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Mehazi ka bërë një analizë sa i përket kësaj çështje, duke theksuar se  "Ballkani i Hapur",  më shumë anon nga Rusia e kundërshton Agjendën e Berlinit, por edhe të SHBA-ve.

“Po të bëjmë një analizë do vërejmë se në njërën anë është procesi evropian i Berlinit propozuar nga Gjermania e Merkelit për një aleancë ekonomike të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor: Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia, që,  është në kundërshtim të aleancës së tre shteteve të "Ballkanit të Hapur" të Vuçiqit, Ramës dhe Zaevit, e cila më shumë anon nga Rusia e kundërshton Agjendën e Berlinit, por edhe të SHBA-ve”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas tij, sintagma e "mendjes së hapur" drejtuar qeverisë së Kosovës nga SHBA-ja drejtuar qeverisë së Kosovës.

“Sintagma e "mendjes së hapur" e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar qeverisë së Kosovës e ka simbolikën kundër "Ballkanit të Hapur" për shkak se "mendja e hapur" e SHBA-ve nuk e pranon "Open Balkans-in" vetëm të tre shteteve, por të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka shpjeguar ai .

Mehazi ka tregon se çfarë mund të ndodhë në qoftë se  projekti gjeostrategjik i "Ballkanit të Hapur" është në interes të amerikanëve.

“Qartë, nëse projekti gjeostrategjik i "Ballkanit të Hapur" është në interes të amerikanëve atëherë Serbia së shpejti do ta njohë Kosovën e do realizohet, nëse Kosova nuk pranohet nga Serbia jo që nuk do realizohet, por edhe do dështojë së bashku ne Vuçiqin, Ramën e Zaevin”, ka deklaruar Mehazi për “Bota sot”.

Ahmeti: Thirrja e SHBA-ve e sinqertë

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar thirrjen e  Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Image
Hidajet Ahmeti

“Thirrja e Ambasadës Amerikane padyshim është një thirrje e sinqertë, por dyshoj se e njeh logjiken e funksionimit të shtetit serb dhe prapavijën politike”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të mbaj qëndrimin e saj për "Ballkanin e hapur", pa marrë parasysh presioneve nga jashtë.

“Mendoj se Qeveria e Kosovës duhet të mbajë qëndrim në raport me "Ballkanin e hapur", pasi është një projekt i cili do t'i konvenon Serbisë Gjykoj se qëndrimi i Qeverise se Kosovës është parimor, por edhe shume i arsyeshëm dhe duhet të mbahet pa marrë parasysh presioneve nga jashtë”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Krasniqi: Duhet t`i pranojmë thirrjet e SHBA-ve

Ndërkaq, analisti politikë, Islam Krasniqi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka theksuar se duhet pranuar këshillat e SHBA-ve, por duhet të shikohet edhe interesi i vendit.

Image
Islam-Krasniqi

“Ne duhet t'i pranojmë këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi që ata janë miqtë tanë më të mirët pa të cilët shtetin do t'a kishim vetëm ëndërr, mirëpo duhet të shikohet pak edhe interesi i vendit së çka përfiton republika e Kosovës nga ky integrim  rajonal”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai shprehet se SHBA-të duan që Kosova të jetë  e barabartë më vendet rajonit.

“Ambasadori Amerikan dëshiron që republika e Kosovës të jetë e barabartë më vendet rajonit që ne të mos mbetemi të izoluar edhe në Ballkanin Perëndimor siç na ka izoluar Evropa. Qeveria jonë duhet të përgatitet mirë dhe me kohë të bëjë ndryshime për të ju qasur integrimit rajonal ekonomik pasi që si bllok do të kemi me të lehtë rrugën drejtë BE-së!”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat