Ja pse nuk duhet të krahasohet situata e Kosovës me atë të Afganistanit

Politika

Ja pse nuk duhet të krahasohet situata e Kosovës me atë të Afganistanit

Nga: A.M. Më: 18 gusht 2021 Në ora: 23:08
Ilustrim

Intervenimi i NATO-s në Kosovë u bë për shkak të okupimit të Serbisë e cila bëri gjenocid gjatë kohës së luftës.

Ndërkaq, në Afganistani u pushtua nga organizata radikal-islamiste.

Duke i parë këto raste, Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë (ISS), në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Afganistani është i pakrahasueshëm me Kosovën.

“Afganistani është i pakrahasueshëm me Kosovën. Ata të nxjerrin analogji mes këtyre dy vendeve ose e bëjnë për nga naiviteti ose qëllimi i keq”, ka vlerësuar ai.

Më tej, ai ka shpjeguar se pse situata në Kosovë dhe në Afganistan është e ndryshme.

“E para e punës burimi i luftës në Kosovë dhe Afganistan është i ndryshëm krejtësisht. Gjersa atje kemi luftë civile, mes dy palëve të nacionalitetit thuajse krejtësisht të njëjtë, këtu kemi pasur agresion të jashtëm, pra kryerje të gjenocidit nga një shtet tjetër ndaj një popullsie të një vendi të okupuar”, ka shpjeguar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat