E rrallë, në këtë komunë të Kosovës do të jenë dy gra kundërkandidate për kryetare të Komunës

Politika

E rrallë, në këtë komunë të Kosovës do të jenë dy gra kundërkandidate për kryetare të Komunës

Nga: A.M. Më: 20 gusht 2021 Në ora: 15:35
Ilustrim

Viteve të fundit gratë në Kosovë kanë më shumë hapësirë në shumë fusha, duke përshirë këtu edhe skenën e politikes.

Por, përkundër kësaj në vendin tonë deri tani ka qenë vetëm një grua që e ka udhëhequr një komunë të Kosovës, shkruan "Bota sot".

Ajo është Mimoza Kusari-Lila e cila ishte në krye të Komunës së Gjakovës për një mandat (2013-2017).

Po ashtu, ajo tani është përzgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje që të jetë kandidate për edhe një mandat për komunën e Gjakovës.

Ndryshe, ajo është edhe kryetare partisë Alternativa për Kosovën.

Image
Albin Kurti, Mimoza Kusari-Lila

Në anën tjetër, Kusari-Lila nuk është e vetmja grua që është kandidate për kryetare të Komunës së Gjakovës.

Kandidatja tjetër është Arbënesha Kuqi nga Partia Demokratike e Kosovës.

Image
Arbënesha Kuqi

Kjo do të jetë hera e parë në Kosovë që dy gra do të jenë kundërkandidate për kryetare të një komune, shkruan "Bota sot".            

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat