“Palmer ishte njeri i Grenellit”, ja çfarë mund të pritet nga i dërguari i ri amerikan për çështjet ballkanike

Politika

“Palmer ishte njeri i Grenellit”, ja çfarë mund të pritet nga i dërguari i ri amerikan për çështjet ballkanike

Nga: A.SH Më: 1 shtator 2021 Në ora: 15:55
Gabriel Escobar, Mathew Palmer

Gabriel Escobar do të jetë i dërguari i ri amerikan për çështjet ballkanike.

Ai përveç që është njohës i mirë i këtyre vendeve, ai prioritet do t’i jep edhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Escobar pritet ta marr detyrën më 7 shtator.

Analsiti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se me emërimin e tij në bisedime mes Kosovës e Serbisë do të ketë ndryshime por jo shume të mëdha. Sipas tij, Palmer ka qenë njeri i Grenellit, dhe ky ka qenë ndikim që ai të mos ketë sukses.

“Besoj se me z.Escobar do të ndryshohet diçka në bisedimet me Serbinë, ndonëse jo aq ndryshim i madh. Z.Palmer ka qenë njeri i Grenellit, kjo ka ndikuar që ai të mos ketë sukses, ka qenë pjesë e pazareve të Thaçit dhe Vuçiqit”, ka thënë analisti.

Ai tutje shprehet se, Escobar meqenëse është njohës i mir i Ballkanit, i mundëson atij të ketë sukses duke quar dialogun drejt finales.

“Fatkeqësisht z.Palmer nuk pati sukses në arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, shpresoj se me z.Escobar kjo gjë të ndryshojë. Gabriel Ecobar është njohës i mirë i Ballkanit, gjë që i mundëson atij të ketë sukses duke quar dialogun drejt finales”, përfundon Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat