Si u ndalua ndarja e Kosovës me dërgimin e Hashim Thaçit në Hagë? Flet Naim Miftari ‘godet’ Ramën dhe Baton Haxhiun!

Politika

Si u ndalua ndarja e Kosovës me dërgimin e Hashim Thaçit në Hagë? Flet Naim Miftari ‘godet’ Ramën dhe Baton Haxhiun!

Nga: N.Sh Më: 30 shtator 2021 Në ora: 22:58
Hashim Thaçi, Baton Haxhiu dhe Edi Rama

Qeveria e Kosovës, me kryeministër Albin Kurtin, edhe pse ka vetëm disa muaj në qeverisje, nga kjo po pritet që të shpëtojë Kosovën nga copëtimi.

Kosova është rrezikuar me ndarje të veriut të Kosovës, në kohën kur presidenti ishte Hashim Thaçi, por kjo ndarje ishte stopuar me ndihmën e aleatëve tanë perëndimorë.

Ishte Gjermania shteti kryesor që e para refuzoi ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Për këtë çështje, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, është jetike shpëtimi i Kosovës nga skenari për ndarjen dhe copëtimin.

Me rëndësi të veçantë jetike për dështimin e planit të ndarjes ishte edhe shkuarja në burgun e Hagës për krime lufte e Hashim Thaçit dhe fitorja me mbi 50 përqind e LVV-së, dhe mundësia e formimit të qeverisë pa partitë që për 20 vite rresht e shtrinë Kosovën përtokë nga krimi e korrupsioni, nga shkatërrimi dhe humbja e çdo mundësie pozitive për zhvillim”, thotë Miftari për gazetë “Bota sot”.

Ai shton se, nga Kosova, nga këto qeveritë e mëhershme që e mbajtën peng shtetin pa asnjë perspektivë zhvillimi, ikën mbi 400 mijë qytetarë jashtë Kosovës.

Image
Naim Miftari

Këtë sukses nuk e ka arritur as ushtria e policia e Sllobodan Millosheviçit para dhe gjatë luftës”, shprehet Miftari.

Tani qeveria e Kosovës duhet t’i kërkoj kriminelët e luftës, kufomat e zhdukura dhe dëmet e luftës, por para çdo marrëveshje me Serbinë duhet të kërkohet njohja e Kosovës pa asnjë kushtëzim pasi kur ishte shef i bisedimeve Hashim Thaçi, i cili ishte i zënë keq me akuza për krime lufte, për vrasjen e ish shokëve dhe kundërshtarëve politik, nuk i ka përmendur ato krime, sepse ishte zënë shumë keq edhe me dosjet e shërbimit sekret Francez DGSE, dhe i zënë keq sidomos me dosjet e UDB-së, shërbimit sekret Serb dhe si i shantazhuar nga të gjitha anët. Hashim Thaçi ka heshtur për krimet e luftës edhe duke pasur ndihmën e Edi Rames, Baton Haxhiut por edhe ambasadores e mikes së tij në Amerikë që mbronte interesin dhe dëshirat private të Thaçit para interesave të Kosovës”, thekson ai.

Ai shton se, Kosova faktikisht ishte para humnerës, por sot gjërat janë më pozitive dhe Qeveria Kurti me presidenten Osmani do të dinë të mbrojnë interesin e Kosovës.

Gjithsesi që tema e personave të pagjetur është temë me pikëpyetje të madhe për të cilën Serbia nuk do të jep kurrë përgjigje të saktë. Shteti serb nuk e jep përgjigjen e saktë për krimet e luftës dhe të pagjeturit që i ka kidnapuar, sepse e din shumë mirë se do të paditej edhe nga bashkësia ndërkombëtare për gjenocid, pasi qindra ndoshta mija kufoma të civilëve shqiptarë i ka djeg në shkritoret e saj si në Bor Majdanpek në Trepça dhe në disa elektrana ku kishin njerëzit më të besuar nga radhët e ushtrisë dhe policisë së Millosheviçit”, potencon ai.

Sipas tij, në këtë lojë u fut edhe Isa Mustafa dhe LDK-ja vetëm për ta mbajtur veten në pushtet bashkë me Hashim Thaçin.

Të dy së bashku u pajtuan dhe pranuan ta kanonizonin Kosovën vetëm që ata të vazhdonin të mbeten në pushtet. Pastaj këtyre aspiratave ju bashku edhe Edi Rama e Baton Haxhiu, pastaj edhe Richard Grenel për interesa të veta materiale edhe sot sillet nëpër Serbi e Shqipëri, por ju ndihmoj edhe partia e Ramush Haradinajt, AAK-ja që deri diku bënin plane vetëm të ishin edhe vetë pjesë e Qeverise që ta kenë në atë TORTE pjesën e vetë. Tash ka nisur dita ditës të ju zbulohen aferat korruptive qindra milionëshe që edhe në të ardhmen nuk do të mungojnë këso lloje aferash që do të zbulohen, por besoj se edhe do të dënohen pas disa kohe, derisa do të pastrohen institucionet dhe drejtësia, policia, prokuroria, inteligjenca, Gjykata Kushtetues, supreme dhe e qarkut...”, pohon ai.

Ai thotë se, të gjitha duhet të pastrohen nga dora e mafies politike.

Pra duhet pastrim nga dora e politikanëve të korruptuar që institucionet e shtetit e institucionet që zbatojnë ligjin mbrojnë shtetin, që i kanë mbush që 20 vite rresht me servilë, sekserë, dajë e nipa të tyre për të ja mbrojtur pasurin dhe për të jua mbuluar ose falur krimet e tyre, korrupsionin e tyre por edhe tradhtitë e tyre kundër shtetit”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat