Gabriel Escobar antipod i Richard Grenell-it/ Diplomati amerikan me mbiemër “provokues” që shkëlqeu në zgjidhjen e problemit të targave

Politika

Gabriel Escobar antipod i Richard Grenell-it/ Diplomati amerikan me mbiemër “provokues” që shkëlqeu në zgjidhjen e problemit të targave

Nga: M.L. Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:58
Gabriel Escobari

Vendimi i Qeverisë për reciprocitet me Serbinë lidhur me targat e automjeteve shfaqi në skenë edhe ndikimin dhe mbështetjen e fortë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë për Kosovën.

Ishte i dërguari i presidentit Joe Biden për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar që me përfshirjen e tij në dialogun ndërmjet palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë në Bruksel i dha të drejtë të plotë Kosovës në aplikim e reciprocitetit për targat.

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot”, ka folur analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi.

Sipas Bekteshit, ndodhi Jarinja dhe Bërnjaku që Gabriel Escobari të shfaqet në skenën Ballkanike me shpejtësinë e një meteori.

Eskobari, Veriu, dhe dialogu. (“Është e drejtë e qeverisë së Kosovës të aplikoj reciprocitetin” Eskobar). Ndodhi Jarinja dhe Bërnjaku që Gabriel Eskobari të shfaqet në skenën Ballkanike me shpejtësinë e një meteori. Nuk ishte vetëm shpejtësia, por edhe shkëlqimi tij për të vepruar dhe për të bindur palët. Nuk dihet nëse Lajçak do të kishte mundësi i vetëm në kohë rekorde të arrinte sukses bazuar në punën e tij të deritashme. Por kush ishte ky diplomat amerikan me këtë mbiemër provokues për ata që s’e njohin”, u shpreh Bekteshi.

Ai rikujtoi se Gabriel Escobar është, Zëvendës Ndihmës Sekretar, Byroja për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, që pa zhurmë e kreu rolin e tij si ndërmjetësues nën hije.

Sipas tij, pa prezencën e z. Escobar s’dihet se si do të përfundonte marrëveshja për targat, pra ishte paraqitja e parë e tij në këtë rol.

“A është Eskobari, një Holbruk i ri, mbetet të shihet në javët dhe muajt në vazhdim. Ai haptas e tha në brifingun e tij se: “Ju do të më shihni fort që ta ndihmojë dialogun”, shprehet Bekteshi.

Ai tha se z. Escobar është një diplomat karriere që ka fituar disa çmime të ndara nga DASH.

Ka shërbyer në Ballkan gjatë viteve 1998-2001 si Zv. Shef në Amb. Amerikane në Beograd, ka shërbyer edhe në Bosnje, Banja Llukë, dhe Mal te Zi, Podgoricë. Flet gjashtë gjuhë përfshirë edhe serbo-kroatishten. Një njeri i artikullueshëm, një diplomat i rryer që është një antipod me Amb. Grenell”, potencon ai.

Kështu sipas analistit nga Amerika, i dërguari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor pritet të ketë një rol mbështetës, duke vepruar nga prapavija për shkak të përvojës së tij të gjatë në Ballkan.

Escobari është më këmbëngulës se paraardhësi i tij Palmer kur flet për anëtarësimin e vendeve ballkanike në BE pasi vetë rajoni thotë ai, se është evropian, me kulture, histori, ekonomi dhe me diasporë evropiane.

Ndryshimi i Eskobarit me Lajçakun dhe BE-nëpër dialogun është se BE nuk e thotë se njohja duhet të jetë akti final derisa Escobari thotë se njohja duhet të jetë akti përmbyllës. BE dhe Lajçak nuk nxitojnë për anëtarësimin e Ballkanit në BE, derisa Escobar ngul këmbë që kjo të ndodh një ditë e më parë dhe 20 milionë ballkanas, që me kulturë e gjeografi janë evropian dhe kjo vetëm se e forcon BE-në”, shton ai.

Bekteshi rikujtoi edhe deklaratat e z. Escobar, kur tha se qëllimi i vizitës së tij ishte tregimi i mbështetjes për dialog.

Opinioni shqiptar nuk di shumë për Eskobar por ai me 30 shtator, 2021 në pres brifingun e tij special online si Zv. Ndihmës Sekretar i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike la një përshtypje se ai jo vetëm që e njeh rajonin por ka një agjendë ndryshe nga Palmer, që nuk la asnjë gjurmë gjatë misionit të tij. Ai tha: “Qëllimi i vizitës sime kishte në thelb për të treguar mbështetjen time për atë dialog”. Ai në vazhdim tha se e përkrah Lajçakun dhe ekipin e tij dhe se do ti inkurajojnë palët për zgjedhje konstruktive.

Në vazhdim të pyetjeve të gazetarëve Eskobar tha se është e drejtë e qeverise së Kosovës të aplikojë reciprocitetin, ishte ky një dakordim i më hershëm. Kjo pritej që të ndodhi, dhe unë jam i lumtur që i kemi ul tensionet. Derisa për rolin amerikan në rajon tha se ne gjithmonë kemi qenë prezent aty, ne mbajmë rol udhëheqës në KFOR dhe kemi shumë, shumë marrëdhënie të mira partnershipi me Kosovën. Ne lidhje me mandatin e KFOR-it tha se nuk do të merret me funksione që janë domestike, duke lënë të nënkuptohet se me ato çështje duhet të merret policia e Kosovës”, potencoi ai.

Pyetjes se: "A do të emërojë (SHBA) një të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, si Richard Grenell që ishte në administratën e mëparshme?" ai përgjigjet: “Kjo mbetet për t'u parë. Por në ndërkohë, unë jam përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit në rajon, dhe unë e marrë shumë seriozisht, dhe premtoj të jem aq aktiv dhe po aq i hapur për të gjetur njëzgjidhje bilaterale dhe në koordinim me partnerët tanë evropianë”, shton Bekteshi.

Gjithashtu, Bekteshi tha se BE e ka të qartë se sa herë që Evropa ka punuar me SHBA-në kanë dal fituese, dhe sa herë që ka tentuar e vetme ka dal humbëse.

Sot Lajçak ateroi në Uashington DC, duke e lëshuar cicërimën e tij në Tëitter: “Mezi i pres takimet e mia me miqtë amerikanë si këtu dhe në NYC”. Ai pritet të kërkojë ndihmë nga administrata Biden për dialogun, ai dhe BE e kanë të qartë se, sa herë që Evropa ka punuar me SHBA-në kanë dal fituese, dhe sa herë që ka tentuar e vetme ka dal humbëse. Derisa ditë me parë nen organizimin e AACL Senatori Menendez, Kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit amerikan tha:“Gjëja e fundit që duhet të bëhet është Asociacioni i Komunave Serbe. Kjo do të ishte recetë për katastrofë”. Senatori po ashtu është kundër këmbimit te territorit. Sigurisht se Lajçak do të informohet edhe për pikëpamjet e Sen. Menendez”, përfundoi Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat