Haradinaj “merakli i parave”, mësohet arsyeja e kundërshtimit të gazsjellësit amerikan - ja pse po i pengon Kurti

Politika

Haradinaj “merakli i parave”, mësohet arsyeja e kundërshtimit të gazsjellësit amerikan - ja pse po i pengon Kurti

Nga: M.H. Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:56
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj, foto ilustrim nga "Bota sot"

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë ditës së sotme ka folur rreth temës më kryesore gjatë këtyre ditëve, e që ka të bëjë me tubacionin e gazit nga Greqia, ku është përfshirë edhe ShBA.

Rizvanolli i është përgjigjur kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me pretendimet se refuzimi i projektit të financuar nga administrata amerikane, i hap rrugë sjelljes së gazit rus në vendin tonë.

Ajo ka thënë se nuk ka projekt alternativ rus dhe se kjo ide është përmendur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në lidhje me këtë temë ka folur profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, i cili u shpreh se Haradinaj është njëri ndër politikanët që më së shumti i jep rëndësi të hollave.

Sipas tij, reagimi i tij në lidhje me gazsjelltësit të financuar nga SHBA-të është për shkak të inatit dhe shkarkimit të bordeve të ndërmarrjeve publike të zgjedhur nga qeveria e mëparshme e Haradinajt dhe Hotit.

Nëse ndonjëri prej politikanëve shqiptarë është më shumë i pasionuar pas parave, pa mëdyshje do ta veçonim kryetarin e AAK-së së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është aq merakli i të hollave saqë çdoherë bëhet më i zëshmi ndaj projektëve të mëdha të menaxhuara nga qeveria e Kurtit. Një ndër projektet më të mëdha 200 milionë eurosh është ky i MCC-së, gazsjellësit financuar nga SHBA-ja. Qëllimi i reagimit të Haradinajt ndaj këtij projektit të gazit s'është gjë tjetër, përveç inatit e pikëllimit të shkarkimit të bordeve të ndërmarrjeve publike të zgjedhur nga qeveria e mëparshme e Haradinajt e Hotit e kurrsesi s'ka të bëjë me projektet ruse të qeverisë së Kurtit, këtë e argumentoi edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila gjatë deklaratës tregoi se asnjë alternativë tjetër të këtij projekti të vlefshëm gazsjellës nuk ka përveç asaj amerikane e kurrsesi ruse”, u shpreh ai.

Më tej, profesori shton Haradinaj për të mbrojtur interesat e tij bëhet bashk edhe me Vuçiqin për të i dalur njëkohësisht edhe qeverisë Kurti.

Projekti i gazit sipas Mehazit është kundër dëshirave lakmuese korruptive të Haradinajt dhe se janë 200 milionë euro në pyetje e që të njejtat nuk i menaxhon ai.

Dihet se për Haradinajn çdo gjë që është kundër interesave të partisë së tij kundërshton ashpër qeverinë e Kurtit e bëhet i njëjtë me idetë Vuçiqit i cili para disa ditëve në Nish ishte i barabartë me idetë e Ramush Haradinajt në lidhje me projektin gazsjellës të finansuar nga SHBA-ja. Inati i Haradinajt është për shkak se Qeveria e Kurtit në krye të Bordit të gazsjellesit ka vënë anëtarin e vet profesional duke shkarkuar anëtarët e paditur të qeverisë së mëparshme të AAK-së. Projekti i gazit nga ana e qeverisë së Kurtit nuk është kunder SHBA-së që finansohet nga vetë SHBA-ja, po është kundër deshirave lakmuese korruptive të Haradinajt Problemi kryesor i Haradinajt gjatë projektit të gazit amerikan janë 200 milionë eurot, e jo se ky projekt është rus e kundër SHBA-ve, pikëllimi i Haradinajt është se kjo shumë e madhe e parave nuk do menaxhohen nga kryetari i AAK-se, por do menaxhohet nga kryeministri i pa korruptuar i Kosovës, Albin Kurti”, përfundon Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat