Kritikat e opozitës ndaj Kurtit/ Analisti: Fusnota është vepër e Isës dhe Hashimit

Politika

Kritikat e opozitës ndaj Kurtit/ Analisti: Fusnota është vepër e Isës dhe Hashimit

Nga: A.SH Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 21:33
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte në një takim të mbajtur në Brkusel i Këshillit të Stabilizim Asociimit.

Por ajo që ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë, ishte paraqitja e Kosovës me fustonë.

Opozita këtu ka kritikuar kryeministrin Kurti për një gjë të tillë, i cili më herët kishte kundërshtuar zëshëm fustonën.

Lidhur me këtë analisti politik, Faton Mehmeti në një pronocim për “Bota sot” ka thënë se opozita vetëm sa po shpalos marrëzitë e veta që i ka bërë, sepse sipas tij, fusnota është vepër e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.

“Duke kritikuar Kurtin për gjërat që vet i kanë bërë, opozita vetëm sa po shpalos marrëzirat e veta. Fusnota është vepër e Isës dhe Hashimit, pinjollët e të cilëve janë në politikë. Në vend se të heshtin nga veprimet e etërve të tyre, pinjollët sa po shpërfaqin dështimet, gabimet e të kalurës që mbajnë vulën e tyre.Fusnota mund të hiqet në Bruksel, në një marrëveshje përfundimtare”, thotë ai.

Në fund deklaron se heqja e fusnotës është e zorshme sidomos në një afat të shkurtër, e poashtu Serbia do të kërkojë asociacioni në këmbim të saj.

“E shoh të zorshme heqjen e saj në një afat të shkurtër, Serbia ka insituar në këtë pasi për ta hequr do të kerkoj asociacion në këmbim, diçka që është edhe më e rrezikshme. Fusnota zor të hiqet, zor edhe të mbahet”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat