‘Fusnota njëri nga kompromiset më të dhimbshme, kuislinge të Hashim Thaçit’ - Opozita ta ‘shohë’ veten

Politika

‘Fusnota njëri nga kompromiset më të dhimbshme, kuislinge të Hashim Thaçit’ - Opozita ta ‘shohë’ veten

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 13 dhjetor 2021 Në ora: 08:01
Pamje nga protesta e Vetëvendosjes, 27 shkurt 2012

Po bëhet një dekadë që kur u nënshkrua marrëveshja për paraqitjen e Kosovës në marrëveshje me fusnotë, në Bruksel nga qeveria Thaçi, por që nga atëherë kritika ka evoluar në mënyrë interesante.

10 vjet më parë, në shkurt të vitit 2012 ishte Vetëvendosje që e kundërshtone me protesta marrëveshjen për fusnotën, ndërsa tani akterët e asaj kohe po e akuzojnë Qeverinë Kurti, pse po e respekton atë.

Të martën që kaloi u mbajt takimi i Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ku ishte detyruar kryeministri Albin Kurti të paraqitej me fusnotë.

Për shkak se Kryeministri e pranoi paraqitjen me fusnotë shumë figura nga opozita në Kosovë reaguan me akuza nga më të ndryshmet përfshirë atë për tradhti kombëtare.

Marrëveshja për fusnotën me yll

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat