Paraqitja e Kurtit me fusnotë/ Analisti zbulon autorin e kësaj fatkeqësie

Politika

Paraqitja e Kurtit me fusnotë/ Analisti zbulon autorin e kësaj fatkeqësie

Nga: A.SH Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 11:14
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Javën e kaluar u mbajtë takimi i Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Pjesë e atij takimi ishte kryeministri Albin Kurti. Mirëpo paraqitja e tij ishte me fusnotë.

Për këtë pati reagime të shumta nga opozita në Kosovë, duke e akuzuar Kurtin për tradhëti kombëtare edhe pse vet kryeministri Kurti ishte kundër kësaj.

Analisti Gani Qarri ka thënë se autor i kësaj fatkeqësie është Hashim Thaçi, Arsim Bajrami që në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës hidhnin kategorikisht poshtë zërat se fusnota ka cenuar shtetësinë dhe sovraniteti i Kosovës.

“Fusnota ishte goditja më e rëndë që i është bërë nga kuislingu Hashim Thaçi, sovranitetit dhe shtetësisë së vendit tonë, pikërisht në 4-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, të Republikës së Kosovës. Për aq më tepër, përkundër kundërshtimeve të ashpra nga VV, dhe me gjithë faktin se futja e fusnotës e dobësonte shumë rëndë Kosovën, vetëm pse autor i kësaj fatkeqësie ndaj shtetit tonë, ishte krye kuislingu Hashim Thaçi, Arsim Bajrami në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, që atëherë ishte në pushtet me Thaçin kryeminstër, hidhte kategorikisht poshtë zërat se fusnota ka cenuar shtetësinë dhe sovraniteti i Kosovës. Për aq më tepër, Thaçi përveçse pati marr publikisht mbi vete autorësinë e vendosjes së funotës, ai me këtë akt makabër antishtetëror, pati ringjallur sërish edhe Rezolutën 1244, e cila megjithëse formalisht ishte në fuqi, nuk prodhonte veprime në praktikë”, ka thënë ai.

Madje sipas tij, reagimi i vonshëm i opozitës për fusnotën, dëshmon se edhe pas mëse një dekade të kaluar nga vendosja e fusnotës, ajo sërish është në favor të fusnotës.

Image
Gani Qarri

 

Ai shton se ishin vetëm deputetët e VV-së, që e kundërshtonin një gjë të tillë, madje ishin ata të cilët deklaronin në mënyrën më të zëshme, se zëvendësimi i shtetësisë së Kosovës me statusin e fusnotës, do ta çojë vendin në konflikt të ngrirë me Serbinë dhe do të kërkohen negociata të pafund.

“Ndaj reagimi kaq i vonuar dhe vetëm tani, i opozitës aktuale, e cila atëbotë vet e solli fusnotën dhe e gjymtoi pavarësinë e Kosovës, dëshmon se edhe pas mëse një dekade të kaluar nga vendosja e fusnotës, ajo sërish është në favor të fusnotës, por proteston vetëm kundër Albin Kurtit, e jo edhe kundër fusnotës, pasi që, jo vetëm kur ishte në pushtet por as pas rënies në opozitë, ajo kurrë nuk ka kundërshtuar fusnotën as nuk kanë protestuar apo kërkuar shfuqizimin e saj. Edhe atëherë ishin deputetët e Vetëvendosje, ata të cilët deklaronin në mënyrën më të zëshme, se zëvendësimi i shtetësisë së Kosovës me statusin e fusnotës, do ta çojë vendin në konflikt të ngrirë me Serbinë dhe do të kërkohen negociata të pafund, për ta ndryshuar gjendjen në të cilën Thaçi e solli Kosovën me vendosjen kokë më vete, të fusnotës, siç edhe po tani ndodhë praktikisht”, ka thënë analisti.

Qarri thotë se, çdo marrëveshje e miratuar në Kuvend mund të anulohet vetëm nga vet Kuvendi, kurse këtë të keqe të madhe, bashkë me asociacionin kundër kushtetues një etnik serb, që i la “kopil” në derë shtetit të Kosovës kuislingu Hashim Thaçi me shokë, mund ta zhbëj vetëm Kuvendi me shumicën e votave të deputetëve.

“Ndaj duke pasur parasysh se sipas rendit e rregullit shtetëror dhe parimeve vendimmarrëse ndërkombëtare, çdo marrëveshje e miratuar në Kuvend mund të anulohet vetëm nga vet Kuvendi dhe askush tjetër, këtë të keqe të madhe, si shumë tjera, bashkë me asociacionin kundër kushtetues një etnik serb, që ia la “kopil” në derë shtetit të Kosovës kuislingu Hashim Thaçi me shokë, mund ta zhbëj vetëm Kuvendi me shumicën e votave të deputetëve, nëse këtë nismë do ta miratonin edhe ndërkombëtarët, sepse me shfuqizimin e fusnotës, Serbia do ta bllokonte dialogun dhe vente kusht rikthimin e “peshqeshit” të dhuruar Serbisë nga kuislingu Thaçi”, potencon ai.

Nëse kjo nuk shfuqizohet nga parlamenti, Kurti është i detyruar të paraqitet me fusnotë.

Ai përmend edhe një fakt, që fusnota që ka lënë Hashim Thaçi, konsiston në Rezolutën 1244, duke kthyer Kosovën në vend me status të papërcaktuar.

“Kështu që përkundër mos pajtueshmërisë së kryeministrit Kurti, për përfaqësimin e Kosovës me fusnotë, përderisa kjo damkë antishtetërore që Kosova e ka marrë si njërën prej "goditjeve" më kobzeza nga kuislingu Hashim Thaçi, me të cilën ai e ktheu shtetin e pavarur të Kosovës në vend me status neutral dhe krahinë të Serbisë, nuk shfuqizohet nga parlamenti, cilido kryeminstër është i detyruar që edhe në mbledhjen e Stabilizim Asociimit dhe çdo takim tjetër rajonal, ta përfaqësoj vendin me fusnotë. Ajo që është edhe më keq, është fakti se fusnota e Thaçit, konsiston në Rezolutën 1244, gjë që, sidomos pas shpalljes së pavarësisë, nuk do duhej të guxonte as të ndodhte, por që vet kuislingu Thaçi e vendosi atë mbi statusin e shtetit, duke kthyer Kosovën në vend me status të papërcaktuar, ashtu siç kërkonte Vuçiqi dhe Serbia”, deklaron Qarri.

Në fund, analisti thekson vendosja e fusnotës ishte jo vetëm një prapakthim i madh politik, por edhe njëri nga kompromiset më të dhimbshme që kuislingu Hashim Thaçi, edhe para fillimit të bisedimeve i ka bërë Serbisë, në dëmë të sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës, duke kthyer Kosovën nga një shtet i pavarur, në një vend me status neutral dhe zbehur.

“Kështu që edhe vet bisedimet në mënyrën esi u nisën dhe vazhduan për dhjetë vite me radhë me Serbinë,, i konvenonin vetëm kuislingut Thaçi, ngase me mbajtjen e tyre në këtë formë përulëse dhe nënçmuese, shpresonte se do ta shpëtonte lëkurën e vet, por çuditërisht partitë e tanishme opozitare vetëm heshtnin dhe nuk bënin si tani, kinse po reagojnë kundër përfaqësimit të Kosovës me fusnotën e shefit të tyre. Ndërsa vendosja e fusnotës, ishte jo vetëm një prapakthim i madh politik, por edhe njëri nga kompromiset më të dhimbshme që kuislingu Hashim Thaçi, edhe para fillimit të bisedimeve i ka bërë Serbisë, në dëmë të sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës, duke kthyer Kosovën nga një shtet i pavarur, në një vend me status neutral dhe zbehur të gjitha të arriturat e avancimit të statusit të Republikës së Kosovës, një gabim tepër i rëndë ky, i cili edhe sot vazhdon t’i kushtojë shumë vendit tonë në demonstrimin e sovranitetit dhe të subjektivitetit shtetëror të Republikës së Kosovës, në takimet rajonale dhe më gjerë. Ndaj ashtu si asociacioni një etnik serb, edhe fusnota e vendosur nga kuislingu Thaçi dhe jo nga Qeveria aktuale, me të drejtë, konsiderohej dikur nga vet kryeministri aktual z. Albin Kurti, si tradhti e lartë kombëtare dhe shkaku i vendimeve të atëhershme të opozitës aktuale edhe sot, z. Kurti është i obliguar të paraqitet me fusnotën e vendosur nga kuislingu Hashim Thaçi & Co, përderisa Kosova të mos arrij ta bëjë shfuqizimin e saj, akt realizimi i të cilit, para përfundimit të bisedimeve me Serbinë okupatore, duket të jetë i pamundur”, përfundon Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat