Infektologu Ramadani tregon rëndësinë e vaksinës antiCovid-19 për fëmijët

Politika

Infektologu Ramadani tregon rëndësinë e vaksinës antiCovid-19 për fëmijët

Nga: A.SH Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 15:16
Hamdi Ramandani

Edhe vendi jonë është prekur nga varianti i ri Omicron. Të dielën e kaluar janë raportuar 9 raste të prekura me këtë mutacion të Covid-19.

Por ajo më shqetësuese është që në vendin tonë ende nuk ka miratim për marrjen e vaksinës për fëmijët nga mosha 5 deri në 12 vjeç.

Infektologu Hamdi Ramandani gjatë një intervistë për “Bota sot” ka thënë se fëmijët nga mosha 5 deri 12 vjeç nuk janë të mbrojtur nga koronavirusi.

Sipas tij, vaksina te fëmijët e kësaj moshe ende nuk është miratuar administrimi i dozës së vaksinës anticovid.

“Te fëmijët në vendin tonë mosha nga 5-12 vjeç është një moshë e cila nuk është ende e mbrojtur, nuk është miratuar administrimi i dozës së vaksinës anticovid pasi që mosha 5-12 vjeç edhe mosha 12 vjeç e tutje sulmohet ose atakohet edhe nga Omicron. Kështu që në shumë vende të botës kanë filluar vaksinimin e fëmijëve 5-12 vjeç sepse ndryshe kjo moshë jetë e pa mbrojtur nga Delta dhe Omicron”, ka thënë ai.

Tutje ka deklaruar se, Ministria e Shëndetësisë sa më shpejt të jetë e mundur të lejojë administrimin e vaksinës anti-covid sepse edhe kjo moshë ka të drejtë të mbrohet me vaksinën të cilën e posedon.

“Kjo është një situatë shqetësuese, mjaft e rëndë dhe mendoj që për një të ardhme të afërt qoftë në botë, Evropë kudo që të jetë situata e pandemisë Covid-19 do të jetë e rëndë, e vështirë, serioze dhe e pasigurt. Vendi ynë dhe Ministria e Shëndetësisë sa më shpejt të jetë e mundur të lejojë administrimin e vaksinës anti-covid të moshës 5-12 që e kanë bërë shumë shtete e që duhet patjetër edhe vendi yne se edhe kjo moshë ka të drejtë të mbrohet me vaksinën të cilën e posedon”, përfundon Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat