Ja çfarë bëri Qeveria Kurti2 gjatë vitit 2021

Politika

Ja çfarë bëri Qeveria Kurti2 gjatë vitit 2021

Nga: A.M. Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 22:17
Qeveria e Kosoves

Albin Kurti ka nëntë muaj që është në krye të Qeverisë së Kosovës.

Tashmë jemi në ditët e fundit të këtij viti.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli në një intervistë për “Bota sot”,  ka folur për punën e Qeverisë Kurti2.

Ai ka numëruar disa nga punët që i ka bërë Qeveria gjatë këtij 9 mujorit.

“Ne kemi rritje ekonomike të paparë më herët. Ekonomia është dyfishuar gjatë këtij viti. Edhe pse në dukje të parë ndoshta duket jo shumë e rëndësishme, por është një vendim tepër me rëndësi, ta zëmë mbështetja për nënat lehona dhe fëmijët deri në 16 vjet. Nëse flasim në terma të sigurisë, Policia e Kosovës ka realizuar 509 operacione, 42 grupe kriminale të shkatërruara, tregues të qartë të qartë që rendi dhe siguria janë në drejtimin e duhur. Po tentoj në mënyrë telegrafike t’i tregoj disa prej të arriturave. Vendosja e reciprocitetit me targa me Serbinë, ka qenë një ndryshim i kursit të deritanishëm në respektimin e shtetit dhe subjektivitetit të tij. Më pas është votuar koncept dokumenti për zhvillimin e Vettingut në sistemin e drejtësisë. Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektligjin për justifikimin e pasurisë së pajustifikueshme. Janë edhe shumë e shumë vendime tjera”, ka thënë Agusholli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat