Lëvizjet destabilizuese ruso-serbe në rajon / Të arrestohen të gjithë kriminelët në veri

Politika

Lëvizjet destabilizuese ruso-serbe në rajon / Të arrestohen të gjithë kriminelët në veri

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 1 janar 2022 Në ora: 09:02
Ilustrim

Qëllimi i Rusisë është të rrisë tensionet në Ballkan në mënyrë që të mund të pozicionohet si i vetmi ndërmjetës dhe garantues rajonal i sigurisë, dhe në të njëjtën kohë ajo dëshiron të tregojë se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian nuk janë partnerë të besueshëm për asnjë nga vendet e Ballkanit, shkruan portali amerikan Foreign Affairs.

Ky medium shkruan se atmosfera më shpërthyese në Ballkan është në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe se presidenti rus Vladimir Putin po përdor ish-republikat jugosllave si fushëbetejën e radhës për të dobësuar NATO-n dhe BE-në.

“Edhe pse popullsia e Kosovës është më shumë se 90 për qind shqiptare, serbët e shohin vendin si atdheun e lashtë të vendeve më të shenjta të Kishës Ortodokse Serbe”, thuhet në tekst, duke theksuar se Kremlini po përdor Kishën Ortodokse Serbe për të “destabilizuar vendin dhe rajonin”.

Ngjashëm me strategjinë e Kremlinit në Kaukaz, qëllimi i Rusisë në Ballkan është të rrisë tensionet në mënyrë që të mund të pozicionohet si ndërmjetësi dhe garantuesi i vetëm rajonal i sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat