Bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit i kundërpërgjigjet Hisen Berishës: Po e shkel të vërtetën

Politika

Bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit i kundërpërgjigjet Hisen Berishës: Po e shkel të vërtetën

Nga: P.R Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 21:00
Ish komandanti në betejën e Koshares, Hisen Berisha, si kundërpërgjigje ndaj LDK-së shkoi në partinë rivale, PDK.

Dikur njihej si një ndër rugovistët më të mëdhenj, ku bëri emër në betejën e Koshares. Madje kishte bërë negociata për tu anëtarësuar në LDK dhe të bëhej pjesë e garës për deputet. Por ish komandanti në betejën e Koshares, Hisen Berisha, si kundërpërgjigje ndaj LDK-së shkoi në partinë rivale, PDK.

E tani kur është zgjedhur deputet i PDK-së, Hashim Thaçin, njeriun që akuzohet për vrasjen e anëtarëve të LDK-së dhe bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës, Hisen Berisha po e cilëson si njeriun që ia solli pavarësinë Kosovës.

“Mbylle problemin me Serbinë kryeministër ashtu siç e solli Hashim Thaçi pavarësinë, ndërto shkolla ose avancoje sistemin arsimor sepse pa një bazë të fortë arsimore nuk ka as edukim patriotik për ta dashur vendin. Bëj diçka të madhe kryeministër, që të mbetesh në memorien e historisë për vlera. Kryeministër, prej 2014 kur PDK nuk udhëheq më Qeverinë dhe stërkeqjes që i keni bërë ju si opozitarë, Kosova përparim nuk ka bërë më“, u shpreh Hisen Berisha.

E për deklaratën e Hisen Berishës, për gazetën “Bota sot” ka folur Sefedin Krasniqi, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ministrit, Ahmet Krasniqi.

Image
Sefedin Krasniqi

“Përcaktimi i Hisen Berishës për PDK është personal. Cili ka qenë motivi i tij, nuk besoj që do të dihet ndonjëherë dhe është i parëndësishëm. Deklarata e tij është e një opozitari, por që edhe vetë Hiseni e di që po mundohet të manipulojë, por nuk mundet. Sepse, nëse Hashim Thaçi e solli pavarësinë e Kosovës, Hiseni mund të quhet Wesley Clark!”, thotë Krasniqi.

Sipas tij, pavarësia e Kosovës u realizua në dy faza.

“Fillon me pavarësimin e të menduarit idividual, pastaj kolektiv për Republikën e Kosovës me përfaqësuesin më të denjë Dr. Rugova dhe LDK. Ky pavarësim dhe kjo bindje rezultoi me luftën e hapur kundër Serbisë së Millosheviqit. E filluan grupet guerile; Ademi, Salihi, Zahiri, pa maska. Papritmas, ndodhi një defekt dhe luftën e morën në udhëheqje komandantët e LPK-së; me maska e me nofka, por pa ushtarë”, shprehet Krasniqi për “Bota sot”.

Krasniqi thotë se Hisen Berisha po e shkel me të dy këmbët të vërtetën e luftës së bërë.

“Kjo mënyrë e veprimit iu jepte mundësi që në rast të humbjes së luftës dhe deportimit të gati 1000000 shqiptarëve nga Kosova, të mos marrin përgjegjësi. Pastaj, në skenë doli FARK me ushtarakë e luftëtarë, pa maska e me emra e mbiemra të vërtetë. Për fatin e mirë të Hisen Berishës, ky u gjetë në këtë formacion faqebardhë, por për fatin e tij të keq, po e shkel me të dy këmbët të vërtetën e luftës së bërë”, deklaron Krasniqi.

Për fund, Krasniqi thekson se ushtarët e UÇK-së dhe të FARK-ut i ka furnizuar LDK e Ibrahim Rugovës.

“Sidoqoftë, si guerilët, si formacionet e komandantëve me maska të UÇK-së dhe të FARK-ut, pa maska, me deviza dhe ushtarë i ka furnizuar LDK e Ibrahim Rugovës. Mund të bisedojmë edhe 100 vite dhe ta shtrembërojmë të vërtetën, por vjen një ditë e të kthehet bumerang sikur e vërteta e patriotit Xhafer Deva që sot po i shtrinë për tokë gënjeshtarët. Personalisht, nuk kam dëshirë që Hiseni t’i bie shkelëm luftës s vet, për hatër të Partisë apo Hashim Thaçit”, përfundon për gazetën “Bota sot”, Hisen Berisha, si kundërpërgjigje ndaj LDK-së shkoi në partinë rivale, PDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat