Veriu i “paprekshëm” nga shtrenjtimi i rrymës / Ekspertët e ekonomisë tregojnë rrezikun dhe si të veprohet

Politika

Veriu i “paprekshëm” nga shtrenjtimi i rrymës / Ekspertët e ekonomisë tregojnë rrezikun dhe si të veprohet

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 12 shkurt 2022 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Përpos ngritjes së çmimeve në shumë sektorë të tjerë, në Kosovë së fundmi është bërë dhe ngritja e çmimit të energjisë elektrike.
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë me 8 shkurt miratoi tarifat e reja të rrymës, ku rritja e çmimit vlen për konsumatorët që konsumojnë më shumë se 800 kilovatë në muaj.

Këto tarifa të reja që kanë hyrë në fuqi me 9 shkurt, vlejnë deri me 31 mars, 2023.
Partitë opozitare, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë dalë kundër vendimit për shtrenjtimin e rrymës dhe përpos LDK-së, partitë tjera kanë paralajmëruar protesta dhe dërgim të vendimit në kushtetuese.

Shtrenjtimi i rrymës është kundërshtuar edhe nga ekspertë të ekonomisë.
Por, nga ky vendim i ZRRE-së nuk preken qytetarët serbë të veriut të vendit.
Atje serbët nuk paguajnë rrymë prej dy dekadash e nuk do ta paguajnë as tani e tutje.

Kryetari i Bordit Drejtues të Zyrës së Rregullatorit për Energji të Kosovës, Ymer Fejzullahu, thotë se ky është problem politik dhe nuk mund të zgjidhet nga ZRRE-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat