Zbulohen mesazhet e letrës së presidentit Biden për Vuçiqin – paralajmërohet Kosova!

Politika

Zbulohen mesazhet e letrës së presidentit Biden për Vuçiqin – paralajmërohet Kosova!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 14 shkurt 2022 Në ora: 08:40
Joe Biden

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë shtetet më mike të Kosovës.

Kjo miqësi me ardhjen e presidentit Biden në qeverisje vetëm ka përforcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, duke marrë parasysh që presidenti Biden ka qenë gjithmonë në dijeni për historinë që vendi ynë ka kaluar.

Kosova tashmë e disa vite është në dialog me Serbinë, mirëpo mos normalizimi i raporteve të dy vendeve mbetët ende prezent, ani pse SHBA dhe BE po bëjnë të pamundurën për të arritur një ujdi.

Të gjendur kështu së fundmi ishte presidenti Biden i cili i shkroi letër presidentit Vuçiq.

Presidenti Biden në letrën që i shkroi Vuçiqit i kërkoi zyrtarisht që të arrijë një marrëveshje me Kosovën që do të përfshinte njohjen e shtetit të Kosovës.

Biden këtë letër e dërgoi me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë – 15 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat