“14-vjetori e gjen Kosovën me qeveri të pakorruptuar”

Politika

“14-vjetori e gjen Kosovën me qeveri të pakorruptuar”

Nga: G.B Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 17:06
17 Shkurt 2022, Prishtinë

Në 17 shkurtin e ftohtë të vitit 2008 qytetarët e Kosovës ishin më se të lumtur.

Po realizohej ëndrra për të qenë shtet, i pavarur dhe sovran.

Emocione ishin të papërshkrueshme.

E tani kur kanë kaluar 14 vjet që nga shpallja e pavarësisë, emocione janë të njëjta.

Por përpos kësaj, kemi dhe përgjegjësi për shtetin.

Image
Faton Mehmeti

E se si shihet Kosova 14 vjet pas shpalljet së Pavarësisë, cilat janë gjërat pozitive dhe cilat ngecjet, për gazetën “Bota sot” ka folur njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti.

Ai thotë se 14-vjetori i Pavarësisë Kosovën e gjen në situatë të vështirë, me rritje të çmimeve në shumë sektorë.

“Ky përvjetor e pret Kosovën në një situatë të vështirë të saj, mes krizës së rritjes së çmimeve të larta, e të cilat ndikojnë direkt në jetën e përditshme të qytetarëve. Rritja nuk është për faj të qeverisë, si shkak i Covid 19, por edhe raporteve të acaruara Rusi-Ukrainë. Këto janë vështirësitë e saja aktuale”, potencoi ai.

Por, Mehmeti vlerëson se ky përvjetor e gjen Kosovën me qeveri të pakorruptuar dhe që e ka vëmendjen nga qytetarët, derisa shton se sistemi i drejtësisë ende vazhdon të jetë i kapur e nuk kemi as liberalizim të vizave.

“Mirëpo, 14-vjetori e gjen Kosovën me një Qeveri të pakorruptuar, e cila synon që të kthejë vëmendjen nga qytetarët, megjithatë kërkesat e qytetarëve janë në rritje edhe si pasojë e krizës së rritjes së produkteve elementare të jetës. Fatkeqësisht, akoma sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë i kapur nga politika, mungesa e liberalizmit të vizave, dhe një sërë të tjerave, të cilat janë anët negative të saja”, thotë Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat