Kjo është kërkesa tradhtare e Hashim Thaçit! Pse huliganët e djegën flamurin Dardan?

Politika

Kjo është kërkesa tradhtare e Hashim Thaçit! Pse huliganët e djegën flamurin Dardan?

Nga: N. Sh. Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 22:59
Hashim Thaçi

Sot Kosova festoi 14 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ishte 17 shkurti i vitit 2008, ku Kuvendi dhe institucionet vendimmarrëse, janë dakorduar paraprakisht, që himni dhe flamuri i Kosovës, të simbolizojnë përfaqësimin e të gjitha komuniteteve dhe të tregojnë orientimin e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës si shtet i pavarur.

Por, shqiptarët sot e atëherë, disi të lënë anash në përfaqësim, si shumicë dërmuese e popullsisë autoktone, nuk është se janë fascinuar shumë nga ky flamur, i cili përveç hartës që paraqet shtrirjen e shtetit aktual të Kosovës, nuk përmban asnjë simbolikë kombëtare.

Kështu shprehet analisti politik, Gani Qarri, i cili thotë se, flamuri Dardan i propozuar nga presidenti historik Ibrahim Rugova u dogj nga huliganët e vetëquajtur çlirimtarë.

“Madje pranimin e flamurit aktual nga shqiptarët, e bëri edhe më të rëndë e komplekse, djegia publike nga huliganët e vetëquajtur veteranë e "çlirimtarë", të flamujve të Dardanisë, përderisa flamujt e Serbisë vazhdonin të ngriheshin e valonin lirshëm anë e këndë Kosovës, vetëm pse flamurin Dardan e kishte dizajnuar Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili në sfond kishte stemën e Dardanisë së vjetër dhe në qendër shqiponjën dykrenore dhe si nga pamja ashtu edhe me përmbajtjen, ngjyrat dhe konfiguracionin ishte shumë më afër përkatësisë kombëtare të shqiptarëve, se sa flamuri aktual shtetëror i Kosovës. Në fakt flamuri shtetëror i Kosovës, si simbol i shtetësisë, ka zënë vendin e vet, sipas funksionit që i takon dhe sot Kosova si shtet i pavarur, përfaqësohet me të, në shumë organizata evropiane e botërore, udhëheqja politike dhe shtetërore e vendit, me këtë simbol, përfaqëson Kosovën, në takime të ndryshme rajonale e ndërkombëtare dhe po me këtë flamur, synohet të bëhet edhe anëtarësimi i Kosovës në OKB, si simbol i shtetësisë tonë”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, përveç hartës në këtë flamur me të cilën shfaqet Kosova si shtet dhe vendi ynë me të, përfaqësohet edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Image
Gani Qarri

“Sa u takon shqiptarëve, ai nuk shprehte atëherë, e nuk shpreh as tani, atdhetarizmin, ndjesitë shpirtërore, idealet, si dhe asnjë simbolikë të tyre patriotike e kombëtare, ndaj as sot nuk i tërheq shumë shqiptarët, kështu që flamuri shtetëror i Kosovës, ka vazhduar të ngelë nën domenin e flamurit kombëtar shqiptar. Flamuri me fushë të kaltër e hartën e verdhë në mes, mbi të cilën janë vendosur edhe 6 yje, nuk e ka gëzuar asnjëherë dashurinë e plotë të shumicës shqiptare, kurse flamuri kombëtar gjithmonë mbetet “Një” dhe i pazëvendësueshëm për shqiptarët kudo. Madje megjithëse tanimë po bëhen plot 14 vite nga Shpallja e Pavarësisë së vendit tonë, flamuri i Kosovës, vijon të mbetet element i diskutueshëm tek shumica e qytetarëve, sidomos tek gjeneratat e vjetra dhe të mesme, që janë rritur e identifikuar me flamurin kombëtar të Gjergj Kastriotit –Skënderbeut. Për aq më tepër, me paraqitjen e kërkesës publike nga kuislingu Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës, i humbi tërësisht edhe ajo pak shije që i kishte ngelur flamurit në fjalë, nga frika dhe paniku që u përhap tek qytetarët e Kosovës, për rrezikun që sillte me vete, kërkesa tradhtare e Thaçit, për shuarjen e shtetit dhe zhvlerësimin e Pavarësisë së Kosovës”, thotë ai.

Ai thekson se, shto kësaj aktin brutal të harambashëve, të cilët përvetësuan meritat e SHBA-ve dhe të NATO-s, për çlirimin e Kosovës, dhe përveçse filluan të vetëquhen si "çlirimtarë", ata nisën t’i digjnin në qendër të kryeqytetit të gjithë flamujt Dardan, të dizajnuar nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, i cili ishte shumë më origjinal dhe më i përafërt me traditat, ndjesitë, atdhetarizmin dhe idealet tona kombëtare të shqiptarëve, se sa flamuri aktual shtetëror i Kosovës.

“Kështu që, megjithëse në përfaqësimin e vendit dhe ceremonitë e ndryshme shtetërore, sipas rendit dhe ligjit, përdoret flamuri i Kosovës, flamuri kombëtar dhe ai dardan sipas dizajnit të Dr. Ibrahim Rugovës, gjithmonë kanë qëndruar më afër me ndjesitë tona shpirtërore e kombëtare dhe kanë mbetur për herë më të adhuruar për shqiptarët. Flamuri kombëtar veçanërisht për pjesën e ndarë të popullit shqiptar nga shteti amë, është i ngulitur thellë në zemrat dhe ndërgjegjen e çdo bashkëkombësi, si simbol që i ka paraprirë cilësdo nisme kombëtare, duke filluar nga demonstrata kundër pushtuesit, festat e gëzimet e tyre, me të cilin kanë varrosur të rënët për liri dhe kanë shkuar edhe në luftë për çlirimin e Kosovës nga Serbia okupatore, ndaj shqiptarët edhe sot e kanë shumë të vështirë apo edhe të pamundur ta zëvendësojnë flamurin kombëtar me flamurin e Kosovës. Flamuri shtetëror, megjithëse në fakt është miratuar si simbol i përfaqësimit të shtetit tonë të ri, asnjëherë nuk ka mundur t’i ulë e zvogëloj ndjenjat dhe as t’i shkëpusë lidhjet e forta të shqiptarëve me flamurin kombëtar, i cili është dhe mbetet simbol që në çdo kohë dhe moment bashkon të gjithë shqiptarët”, potencon ai.

Qarri thekson se, flamuri kombëtar, ishte përherë dhe kudo që ishin edhe shqiptarët, të cilët gjatë gjithë historisë dhe peripecive të kaluara shekullore, janë shoqëruar, përfaqësuar, simbolizuar dhe martirizuar gjithmonë me flamur kombëtar.

“Prandaj me gjithë respektin dhe refleksionin e organizimit shtetëror e politik që paraqet flamuri i Kosovës për simbolizimin e shtetit tonë të lirë e të pavarur, duke qenë se me flamurin kombëtar jemi të lidhur që nga koha e Skënderbeut dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit e këndej, i cili në vete ngërthen historinë, traditën, luftën dhe rrugëtimin tonë të vështirë e plot vuajtje kombëtare, lidhjet shpirtërore me flamurin kombëtar mbeten të pashkëputura dhe gjithmonë aq të mëdha e të fuqishme, sa që zëvendësimi i tij, apo edhe distancimi sado i vogël, bëhet i pamundur për shqiptarët, kudo që jetojnë ata, në trojet tona etnike dhe diasporën tonë anë e mbanë globit”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat