Lufta në Ukrainë si kambanë kërcënuese/ Tërnava: Kosovës i duhen rezerva ushqimore, derivate, armatim e përgatitje e popullit për situatat e jashtëzakonshme

Politika

Lufta në Ukrainë si kambanë kërcënuese/ Tërnava: Kosovës i duhen rezerva ushqimore, derivate, armatim e përgatitje e popullit për situatat e jashtëzakonshme

Nga: M.L. Më: 1 mars 2022 Në ora: 18:18
Hajrullah Tërnava

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë për gazetën “Bota sot” se situatat kërcënuese e luftarake që janë krijuar ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, tani janë shqetësuese për tërë botën.

Kjo pasi siç thotë ai, edhe në të kaluarën këto situata kanë eskaluar edhe në luftëra botërore.

“Na kujtohet Lufta e Dytë Botërore e vitit 1945, kur u mobilizuan forcat progresive të botës sikur SHBA-ja, Rusia, Franca, Britania e të tjera shtete aleate që luftuan kundër Gjermanisë deri në kapitullimin e regjimit të Hitlerit.

Por, në ato luftëra e në krah të Gjermanisë ishin të përfshira disa shtete më të vogla e në pakicë, që me kapitullimin e disfatën gjermane, edhe aleatet e tyre e pësuan humbje dhe iu nënshtruan kapitullimit të tyre”, thotë ai.

Andaj sipas Tërnavës, në situata të tilla të gjitha shtetet duhet të përgatiten në shumë lëmi, sidomos me rezerva shtetërore ku përfshihen rezervat ushqimore, derivatet, armatim i llojeve të ndryshme për teknikat taktiko-luftarake etj.

Në situata të tilla konfliktuoze-luftarake ku pritet eskalimi i situatës në luftëra aktive, shtetet fqinje apo shtetet tjera gjithandej ku gjinden, gjithsesi duhen të përgatiten dhe të mobilizohen për situatat e krizave në shumë lëmi, e sidomos me rezerva shtetërore ku përfshihen rezervat ushqimore, derivatet, armatim i llojeve të ndryshme për teknikat taktiko-luftarake etj.

Po ashtu, gatishmëria e stërvitjeve ushtarake, përgatitja dhe ngritja e stafit mjekësor si mundësi të kontributit që lidhen me ndihma në rast të luftës për popullatën etj. Me një fjalë duhet të jetë gatishmëria e popullatës për situatat e jashtëzakonshme luftarake si mundësi e mos befasive. Kështu, sefat-arkat shtetërore duhet të jenë të mbushura me valuta”, theksoi Tërnava.

Tërnava: Duhet të ndahet shumë më e madhe për rezerva shtetërore

Ai është shprehur se vendimi i Qeverisë për ndarjen e 10 milionë eurove shtesë për rezervat shtetërore i përgjigjet situatës aktuale.

“Vendimi i Qeverise për ndarjen e 10 milionë eurove është vendim që i përgjigjet kohës së tanishme, dhe ky vendim tregon që duhet të ecet në hap me kohën, e që kishte pasur mundësi edhe shuma më të mëdha të ndahen si rezerva të nevojshme për çdo eventualitet. Kjo do të ishte edhe më e mirë, por meqenëse ne jemi shtet i vogël dhe jo aq materialisht i fort, edhe kjo rezervë e të hollave është për tu respektuar”, përfundon ai.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur gjatë kësaj jave në kudër të pakos Pakos së Ringjalljes Ekonomike ndau 10 milionë euro të tjera si shtesë për rezervat shtetërore dhe 3.5 milionë të tjera për 5 masa nga kjo pako.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat