“Fatkeqësi e madhe për Kosovën që njeriu fort i shantazhuar nga Serbia, u vu në krye të shtetit”

Politika

“Fatkeqësi e madhe për Kosovën që njeriu fort i shantazhuar nga Serbia, u vu në krye të shtetit”

Nga: H.O. Më: 2 mars 2022 Në ora: 10:39
Hashim Thaçi

Zyrtarë ndërkombëtar kanë kërkuar së fundi që Kosova dhe Serbia të fokusohen në dialog, dhe të vendosin rreth ҫështjes së asociacionit.

Lidhur më këtë ҫështjeve, njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj thotë se Kosova, me suprimimin e autonomisë, llogaritet si vend i ripushtuar. Pluralizmi politik ia dha mundësinë popullit të Kosovës, për kundërshti legale. Por, protestat dhe demonstrimet, kundër ripushtimit të Kosovës, luftoheshin me masa represive të pushtetit serbo-sllavë. Raporti i forcave, epërsia e dukshme pushtuese, kushtëzonte rezistencën paqësore.

Image
Idriz Zeqiraj

“Megjithatë, u shfrytëzuan të gjitha mundësitë për vetëqevrisje. Krijimi i institucioneve paralele, ishte ide e artë e Dr. Ibrahim Rugovës me shokë. Opsioni rezervë i rezistencës së armatosur, u lëndëzua me krijimin e Forcave të Armatosura dhe Shërbimin e Informativ. Zbulimi dhe goditja nga pushtuesi ishte e egër. Përndjekja dhe burgosja filloi. Tërheqja e përkohshme, e vetmja alternativë. Përndryshe, lufta do të nismonte, pikërisht, në Kosovë”, thotë Zeqiraj.

Ai thotë më tutje se, pas luftërave të përgjakshme në Kroaci e Bosnje, radha i erdhi Kosovës. Faktori ushtarak shqiptar nuk u bashkua.

“LPK-ja, përkatësisht, puçistët e Kryesisë së re, të cilët ishin peng të Shërbimeve Informative të disa shteteve armike të Kosovës, u përcaktuan për sabotimin e luftës. Kosova nuk arriti ta përballojë luftën, kundër soldateskës pushtuese serbo-sllave. Ndërhyrja e NATO-paktit, e motivuar për arsye humanitare, e çliroi Kosovën, por, jo edhe pa kushtëzime. Rrjedhojë është edhe Asosacioni, përkatësisht, Bashkësia e Komunave me shumicë serbe”, vlerëson ai.

Zeqiraj thotë tutje se, ishte fatkeqësi e madhe për Kosovën, ‘që një person i bërrylave, fort i shantazhuar nga Serbia dhe më gjerë, i dyshuar faktik për një të kaluar kriminale, u katapultua në krye të Qeverisë dhe në intrigim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, edhe në krye të shtetit’.

“Zoti Thaçi, në konspiracion të plotë me palën serbe, pa e pyetur e përfillur as partinë e tij dhe as strukturat tjera shtetërore, firmosi Marrëveshjen fatale, si nismë të krijimit të Asosacionit, për të vazhduar më tej, deri në lobimin për ndarjen e Kosovës”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat