Sa afër BE-së është Kosova - A ka një rrugë të shkurtër!?

Politika

Sa afër BE-së është Kosova - A ka një rrugë të shkurtër!?

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 11 mars 2022 Në ora: 14:49
Foto ilustruese

Departamenti amerikan i Shtetit së fundmi e ka parë të arsyeshme të përshpejtohet integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor.

E gjithë kjo urgjencë erdhi si pasojë e krizës, e cila e ka kapluar botën pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Ky qëndrim u shpreh të hënën nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, pasi 19 anëtarë të Kongresit amerikan i kërkuan administratës së Presidentit Joe Biden të rrisë angazhimin diplomatik në Ballkanin Perëndimor, përcjell “Bota sot”.

Në një letër që ligjvënësit i dërguan javën e kaluar Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, ata shpreheshin se rritja e angazhimit amerikan është më e rëndësishme se kurrë në kushtet e krijuara nga agresioni rus në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj realizimit të integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor”, thotë Departamenti i Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat