“Janë të forta marrëdhëniet midis tyre dhe ato dominojnë”/ Juristi tregon pse nuk ka besim në përzgjedhjen transparente të kryeprokurorit të ri

Politika

“Janë të forta marrëdhëniet midis tyre dhe ato dominojnë”/ Juristi tregon pse nuk ka besim në përzgjedhjen transparente të kryeprokurorit të ri

Nga: A.SH Më: 17 mars 2022 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hapur konkurs për pozitën e kryeprokurorit të ri të Shtetit.

Ata kanë vendosur që intervistimit të kandidatëve për këtë pozitë të jetë i hapur për publikun, përkatësisht të monitorohet nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Jursiti Muhemet Kelmendi, ka komentuar këtë duke thënë se, edhe pse mund të bëhet publike e gjithë procedura, besimi për të lë për të dëshiruar.

Madje ai thotë se, ata që konkurrojnë dhe futen në sistem njihen nga çdo anëtarë i KPK dhe anasjelltas.

“Ndërtimi i shtetit ligjor fillon, ndërtohet dhe ruhet nga puna e Prokurorit të Shtetit. Nga ai varet i tërë sistemi. Përzgjedhja e Prokurorit të Shtetit është e një rëndësie të madhe. Mund të bëhet publike e tërë procedura, por besimi se me të vërtetë publikimet e bëra nga puna janë adekuate në dijen e treguar, mbetet për të dëshiruar. Në Kosovë është rrethi i njohjeve shumë i ngushtë. Ata që konkurrojnë dhe futen në sistem njihen nga çdo anëtarë i KPK dhe anasjelltas. Ka mundësi që çdo gjë është prezente të jetë e përgatitur dhe sukseset për kandidatin e preferuar janë madhështore. Unë thjeshte nuk besoj në punën kualitative të KPK. Njohjet në mes veti. Kane lidhje grupore e personale. Janë të forta marrëdhëniet midis tyre dhe ato dominojnë”, ka thënë ai.

Ai deklaron se edhe kandidatët të cilët mund të jenë potencial për atë pozitë, mungon dija te çdo prokuror i Kosovës për detyrën e Kryeprokurorit.

“Anëtarët e KPK-së kanë lidhje të mëdha dhe vijnë nga veprimtaria e njëjtë ku kanë qenë. Njihen shumë mirë. Por, edhe sikurse kjo mos të ishte, mungon dija te çdo prokuror i Kosovës për detyrën e Kryeprokurorit. Shkollimi kualifikues është shumë i dobët. Nëpër fakultete kanë kaluar shkel e shko. Mësimet kanë qenë jo të rregullta. Me një skript a një libër për provim. Edhe me provimin e jurispodencës nuk bëhesh i aftë në detyrën e tillë. Aq më tepër kur edhe këtu ka lëshime. Ndërsa, puna praktike është e dobët. Këtë e provon gjendja në sistem. Në praktikë nuk kanë treguar suksese. Thjeshtë mungon dija, njohurit adekuate dhe për rizgjedhje edhe guximi. Këto e bëjnë shumë të mundshme varësinë e Kryeprokurorit nga veprimet e ndryshme informale. Kjo kështu ndikon në punë përzgjedhëse të Kryeprokurorit dhe me gjendjen e tashme kështu edhe do të bëhet. Nuk dihet kualiteti adekuat”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat