“E sulmojnë PAN-istët dhe disa klanorë të ‘vathës së vjetër’ të LDK-së!”/ Publicisti lavdëron punën njëvjeçare të Donika Gërvallës

Politika

“E sulmojnë PAN-istët dhe disa klanorë të ‘vathës së vjetër’ të LDK-së!”/ Publicisti lavdëron punën njëvjeçare të Donika Gërvallës

Nga: A.M. Më: 22 mars 2022 Në ora: 23:24
Donika Gërvalla

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka shënuar 1 vjetorin e ardhjes në pushtet. Që nga ardhja në pushtet e kësaj Qeveri është sulmuar nga kundërshtarët politik.

Në veçanti, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka qenë më e sulmuara nga të gjithë ministrat tjerë të Qeverisë Kurti2.

Po ashtu, gjatë kësaj jave është përfolur që kryeministri Kurti, ka kërkuar nga Gërvallla ta lirojë detyrën e saj.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar kryeministri Kurti, i cili ka thënë se nga të gjithë ministrat tjerë më Gërvallen ka bashkëpunimin më të mirë.

Ndërsa, publicisti Idriz Zeqiraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ministrja Gërvalla është e përgjegjshme për fjalën publike  dhe vlerësimet që bënë.

Image
Idriz Zeqiraj

 “E bija e heroit markant të Kosovës, Jusuf Gërvalla, Donika, është e drejtpërdrejtë, fort e përgjegjshme për fjalën publike  dhe vlerësimet që bën. Dhe, këtë po e dëshmon koha. Ata që kanë përjetuar kalvarin e regjimit të kriminelit Enver Hoxha, në diktaturë, duke e përbuzur atë me guxim e mospërfillje, mos prisni të gënjejnë në demokraci”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Zeqiraj ka treguar se nga kush po sulmohet ministrja Gërvalla.

“Ministrja Gërvalla është trime, e dinjitetshme, shumë mirë e informuar për historinë shqiptare, në përgjithësi, dhe për historinë më të re të Kosovës, në veçanti, andaj, deklarimet e saj, të djeshme dhe të sotme, për njerëzit publikë, kanë qenë dhe mbetën, absolutisht, të sakta. Ajo e urren hipokrizinë, gënjeshtrën. Prandaj, e sulmojnë PAN-istët dhe disa klanorë, nga ata të "vathës së vjetër" të LDK-së!”, ka deklaruar Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat