“Vladimir Putin duhet të largohet nga pushteti”

Politika

“Vladimir Putin duhet të largohet nga pushteti”

Nga: A.M. Më: 30 mars 2022 Në ora: 23:59
Vladimir Putin

Rusia po vazhdon luftimet për ta pushtuar Ukrainë. Ndërkaq, po raportohet se Rusia është duke u dobësuar.

Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar se me çfarë vështirësi po përballet Putini në luftën me Ukrainën.

“Nuk do mend se Putini në luftën me Ukrainën po përballët me vështirësi të shumta, ajo po tregohet një ushtri e dobët pa taktikë, po logjistikë të nevojshme, pa moral për luftë sepse një pjesë e madhe e ushtarëve rus janë të mashtruar dhe nuk e dinë së për çka po luftojnë, ata veç po vdesin nga armata heroike e Ukrainës, të cilët po varrosen e varret masive në Bjellorusi e jo në Rusi, shpesh ushtaret rus janë çuar edhe kundër eprorëve të vetë, gjeneral të ushtrisë ruse që në luftën me ushtrinë e Ukrainës u vranë me shumë se 10 sish”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka theksuar se ka zëra brenda Rusisë se Putini duhet të largohet.

“Pra, morali i ushtri ruse është në rënie e sipër. Më të madhe në qarqet e brendshme të ushtrisë ruse dhe të agjencive të inteligjencës ruse, po ka zëra gjithnjë e me të zëshëm se Vladimir Putin duhet të largohet nga pushteti, te vritet apo edhe të helmohet nga vetë gjeneralët e tij, një mundësi e këtillë nuk është larg mëndësh që të ndodhë për ta shpëtuar se pari vetë rusin, ku e katandisi i çmenduri dhe pranoisti Putin”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat