Publicisti paralajmëron Lumir Abdixhikun: Kujdes nga Lutfi Haziri!

Politika

Publicisti paralajmëron Lumir Abdixhikun: Kujdes nga Lutfi Haziri!

Nga: A.M Më: 10 prill 2022 Në ora: 18:35
Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri

Takimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama nxiti reagime të shumta në publik.

Madje, kishte supozime se Lutfi Haziri e përgatiti takimin Rama-Abdixhiku.

Në lidhje me këtë çështje, publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot” e përmendi faktin se si Haziri bashkëpunoi me PAN-in, pavarësisht se PAN-i ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën.

Po ashtu, publicisti tha se ishte pikërisht Luta ai që ë përkrahi Thaçin për shkëmbim të territoreve,

"Luta është pështjellak i madh", - më pati thënë një bashkëpunëtor i afërt i Lutfi Hazirit, të dy pjesë e klanit Mustafa. Luta njihet edhe si komunikues i gatshëm edhe me PAN-in, pavarësisht se PAN-i ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën. Ai ishte i një mendjeje edhe me Hashim Thaçin, për "këmbim territoresh". Dhe, një "këmbim" i tillë, në këto rrethana, nënkupton - ndarje të Kosovës -! Pas kritikave që mori Luta, nga bashkëpartiakët tij, ai u mbrojt se, "megjithatë, unë u bindem vendimeve të partisë, LDK-së". A mjafton kjo, për larjen e mëkatit të madh, siç është - hapja e çështjes të kufijve, edhe pas shpalljes se pavarësisë të Kosovës, në kufijtë klasik të saj, të paktën, të vitit 1913?!”, deklaroi ai.

Image
Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj

Krahas kësaj, Zeqiraj përmendi edhe një fotografi ku kundërshtarët e Hazirit brenda LDK-së, publikuan një foto të Lutës me komandantët e LPK-së.

“Afrinë e pazakontë të Lutfi Hazirit me komandantët e LPK-së, kundërshtarët e tij brenda LDK-së, e ilustruan edhe me një fotografi, ku shihet Luta, gjithë gaz e hare, ku festonte në mesin e disa komandantëve të Drenicës, rast të dyshuar në plojën vrastare të kundërshtarëve politikë, kryesisht, të kampit të LDK-së! Për mjeshtrit e fotografisë dhe të trukeve kompjuterike të - Internetit -, konstatuan se fotoja në fjalë, fort diskredituese për Lutën, ishte montim kompjuterik, pra, fiktive, e rrejshme”, shpjegoi publicisti.

Duke u bazuar në këtë, ai tha se nuk është e çuditshme, nëse Haziri i ka ndikuar në rregullimin e marrëdhënieve LDK-PS.

“Nuk ka asnjë habi, që Luta "të futë hundët" edhe në pajtesën, pa kushte, në mes të LDK-së dhe të PSSH-së! Edhe psenë një prononcim për media, ai thotë: "Partia Socialiste dhe Edi Rama, gjithmonë e kanë anashkaluar LDK-në".

Vëllezërit tanë jugorë, në këso rastesh, thonë se "ku ka zë, nuk është pa gjë". Andaj, duhet marrë seriozisht, qoftë edhe përfoljet kureshtare, hulumtuese të analistëve, se "diçka po lëvizë"! "Me Edin biseduam për bashkëpunim ndërpartiak, nevojën e bashkërenditjeve të politikave më mes të dy shteteve", - tha në takimin e Tiranës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku”, theksoi Zeqiraj.

Në fund, publicisti potencoi se ndonëse Haziri ishte kuadër rinor i presidentit Rugova, ai nuk bëri asgjë për mbrojtjen e partisë, madje ishte pjesë e rrënimit të LDK-së.

“Dhe, Luta jonë, njihet për pragmatizmin e tij politik. Ai i shpëtoi, mrekullisht mirë, fshesës së Lumirit, në Kuvendin e 10-të Zgjedhor të LDK-së. Luta bart edhe një mëkat domethënës: Ishte kuadër rinor i Presidentit Rugova. Por, Luta nuk bëri asgjë, për mbrojtjen e partisë të Presidentit. E ndanin vetëm tri germa nga kryetari, - nën - kryetar i LDK-së. Madje, është pjesë aktive e rrënimit të LDK-së, qoftë edhe me heshtjen, mos kundërshtinë e tij, në këtë gjëmë të trishtë! Prandaj, kujdes, Lumir djali, Lumir kryetari”, përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat